Dhjetë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në Kinë
Nëse planifikoni të shkoni në Kinë për një udhëtim të mrekullueshëm ose jeni thjesht kureshtar për zakonet e vendeve të huaja, mësoni se cilat janë sjelljet që duhet të shmangni kur shkoni atje.
Mos pranoni kurrë një kompliment
Mund ta gjeni veten të humbur duke kërkuar shpjegimin e sjelljes së një kinezi, kur ju i bëni një kompliment për gatimin e shkëlqyer. “Jo, jo, ushqimi ishte i tmerrshëm”, përgjigjet tjetri. E njëjta gjë ndodh edhe kur u thoni prindërve kinezë sesa i zgjuar apo i bukur është djali i tyre, ata ta kthejnë “jo, ai është vërtet budalla”, ose “nuk është fare i pashëm”.
Morali i historisë është se kinezët dëshirojnë të jenë sa më modestë, edhe kur marrin një kompliment në vend që ta trajtojnë atë me mirësjellje, e kundërshtojnë.
Mos bëni sjellje turpëruese
Nderi dhe morali në sy të të tjerëve është shumë i rëndësishëm në Kinë. Nëse poshtëroni publikisht një të njohur, ata do të ndihen sikur t’i ketë rënë qielli mbi kokë. Mos bëni asnjë gabim ndaj dikujt, ose ndryshe kinezët do ta kenë shumë të vështirë t’ju falin.
Lajmi i mirë është se mund të ndihmoni dikë të fitojë respektin e të tjerëve, duke i bërë komplimente dhe duke e vlerësuar për gjërat që bën. Bëjeni këtë kur të keni mundësinë.
Mos u nevrikosni në publik
Shfaqjet publike të zemërimit apo nervave janë makthi social i kinezëve, veçanërisht nëse ata që po acarohen janë turistë, për shembull. Kjo sjellje shkon së bashku me atë të mësipërme, të cilat duhet t’i shmangni me të gjitha mënyrat. Njerëzve në Kinë u pëlqen harmonia në grup, ndaj të huajt duhet të provojnë të jenë të sjellshëm dhe të ruajnë sa më shumë privatësinë.
Mos iu drejtoni me emër
Ashtu si kushdo tjetër, edhe kinezët kanë emra dhe mbiemra. Megjithatë, në Kinë, mbiemri vjen gjithnjë i pari. Familja mbizotëron ndaj individit. Një amerikan i njohur si Xho Smith nga Minesota, në Kinë njihet si Smith Xho në Shangai. Nëse një burrë ju prezantohet si Li Ming, duhet t’i referoheni si zoti Li dhe jo zoti Ming.
Ndryshe nga perëndimorët, kinezët nuk ndihen rehat kur e thërrasin njëri-tjetrin në emër. Vetëm anëtarët e familjes dhe pak miq të afërt mund t’i drejtohen me emra njëri-tjetrit.
Kujdes me shkopinjtë
Herën tjetër që të jeni në një darkë me një mikpritës kinez, mund të zbuloni se lugët në shumicën e vakteve janë joekzistente. Kjo ndodh sepse përdoren më së shumti shkopinjtë. Por tregohuni të kujdesshëm që t’i përdorni siç duhet shkopinjtë, sepse kinezëve nuk u pëlqejnë ata që i përdorin së prapthi.
Dollitë janë të përhapura
Në banketet kineze vijnë tetë deri në dhjetë lloje ushqimesh dhe shumë alkool. Ndonjëherë, ata pinë verë orizi dhe herë të tjera pije më alkoolike të rënda. Një mënyrë për të ngadalësuar situatën është të vëzhgoni etikën kineze që i ofron një dolli atij që e organizon, ose dikujt tjetër përpara se të pijë një gllënjkë edhe vetë.
Kjo jo vetëm shërben për të konsumuar më pak alkool, por tregon gjithashtu edhe mirënjohjen tuaj ndaj të tjerëve. Por kujdes, nëse dikush ju ofron një pije për ta kthyer me fund, mos hezitoni.
Për faturën luftohet
Shumica e perëndimorëve befasohen herën e parë që janë dëshmitarë të një skene lufte për faturën, që bëhet kaotike dhe ndodh në çdo fundvakt në restorante.
Koha kur duhet të paguhet fatura ka ardhur dhe kushdo vepron ashtu siç pritet që të veprojë: dëshiron të paguajë. Kinezët e mendojnë si sjellje të mirë dhe të respektueshme të grindesh me të tjerët se kush dëshiron të paguajë. Kjo mund të vazhdojë për disa minuta, derisa dikush të fitojë dhe të paguajë. Gjesti i të qenët i gatshëm për të paguar, vlerësohet gjithnjë.
Sillni gjithnjë dhurata në vizita
Dhuratat shkëmbehen shpesh mes kinezëve dhe jo vetëm për raste speciale. Nëse jeni ftuar në shtëpinë e dikujt për të biseduar për punë apo edhe për kënaqësi, të dyja palët duhet të shkëmbejnë dhurata si shenjë e vlerësimit dhe dëshirës së mirë të miqësisë.
Perëndimorët shpesh befasohen nga numri i dhuratave që miqtë kinezë i dhurojnë. Rregulli i përgjithshëm është të merrni me vete sa më shumë dhurata të vogla domethënëse kur udhëtoni në Kinë.
Mos e merrni për të mirëqenë refuzimin
Kinezët kanë një zakon të thonë gjithnjë ‘jo’ kur u ofrohet ndonjë ushqim apo pije, edhe nëse ndihen të uritur apo të etur. Kurrë mos e merrni ‘jo’-në e parë si të mirëqenë. Ofrojuni atyre dy ose më shumë herë atë që doni t’i jepni në mënyrë që ta pranojnë.
Një mysafir i mirë duhet të refuzojë të paktën një herë, por një mikpritës i mirë, duhet të ofrojë të paktën dy herë.