Dhoma Amerikane e Tregtisë: ceremoni për Ambasadorin Lu dhe Ambasadoren Faber
-Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi te merkuren ne mbrëmje në ‘Hotel Sheraton’, ceremoninë “Welcome & Farewell” për t’i uruar mirëseardhjen Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe në të njëjtën kohë per te pershendetur ish Drejtoren Ekzekutive te Dhomës Amerikane, Floreta Luli-Faber, e cila largohet pas 15 vjetësh nga ky pozicion për të përfaqësuar Shqipërinë si ambasadore në Washington.
Ceremonia nisi me përshëndetjen e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i cili falenderoi drejtoreshen dhe ambasadoren e re të Shqipërisë në SHBA, Filloreta Luli-Faber.
Ministri i Zhvillimit ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj I cilësoi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe SHBA-së si parësore dhe strategjike.
Duke folur për taksimin e dyfishtë ministri Ahmetaj u shpreh se, duke iu referuar shifrave, volumi tregtar mes dy vendeve është rritur ndjeshëm në krahasim me të shkuarën dhe marrëveshja për taksimin e dyfishtë është tashmë e nevojshme.
Ministri Ahmetaj vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e Floreta Luli-Faber si drejtorëshë e DHAT, por u shpreh i bindur se falë kontributittë saj të çmuar si ambasadore në SHBA marrëdhëniet mes dy vendeve do të përparojnë më tej.
Gjithashtu zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, vlerësoi kontributin e znj, Luli-Faber, të cilën dikur e ka pasur studente dhe sot është amabsadore e Shqipërisë në SHBA.
Ndërsa Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu falenderoi anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregëtisë të cilët i cilësoi si, “biznesmenë kurajoz që po hapni rrugën si sipërmarrës kurajoz për investitorë të tjerë”.
“I japim lamtumirën nga bota e biznesit një drejtoreshes që e rriti Dhomën Amerikane të Tregtisë. Filloreta ka ndihmuar që DHAT të rritet dhe të bëhet avokatja më e mirë e Shqipërisë. I urojmë ta bëjë këtë edhe si ambasadore e Shqipërisë në SHBA”.
Gjithashtu ambasadori LU i uroi mirëseardhjen edhe drejtorit të ri të Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Florenc Gjoni.
Ambasadori Lu inukrajoi biznesmenët që të mendojnë për mënyrat se si DHAT mund të ndihmojë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, por shtoi ai, “puna më e rëndësishme u takon vet shqiptarëve”.
Ndërsa ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber u shpreh se gjendet mes dy legjendave. E para lidhet me 15 vite punë si drejtoreshë e DHAT, ku ka kaluar momente të paharrueshme dhe tashmë legjenda e dytë fillon me detyrën e re si ambasadore e Shqipërisë në SHBA.
Duke falenderuar Kryeminstrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani, Ministrin e MPJ, Ditmir Bushti dhe Komisonin e Punëve të Jashtme për mëbshtetjen, ambasadorja Luli-Faber theksoi se, SHBA është aleat i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe se detyra e saj do të jetë rritja e bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm, mes dy vendeve.
Në ceremoni morën pjesë autoritete të larta qeveritare, të trupit diplomatik, të organizatave ndërkombëtare si dhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.