Kronika

Dhuna në familje dhe diversiteti, shpërndahen çertifikata për 40 oficerë policie

Kryepolici Artan Didi dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë shpërndanë sot çertifikata për 40 oficerë të policisë që përfunduan kursin me temë, “Kursi i Diversitetit, Krimeve të Urrejties dhe Dhunës në Familje”.

Takim-i-drejtorit-te-pergj.-te-policise-se-shtetit-4Shpërndarja e çertifikatave u bë gjatë jë aktiviteti të zhvilluar në Hotel Sheraton Tirana, ku ishin të pranishëm Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, Ambasadori i OSCE, Florian Rauning, si dhe Ambasadoria e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Dewi Van de Weerd.

Specifika e këtij kursi, për të cilën u vlerësuan 40 oficerët, qëndron në të gjithë paketën e trajnimit të Policimit në Komunitet duke futur dhe elementët “social” të punës së policisë. Trajnimi për Diversitetin dhe Krimet e Urrejties u mbështet nga OSBE, ndërsa ai i Dhunës në Familje u mbështet nga Ambasada Hollandeze.

Takim i drejtorit te pergj.Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i OSBE, Florian Rauning mësohet të ketë thënë se ky kurs i vjen në ndihmë oficerëve të policisë për t’u përballur me raste të dhunës në familje, dhunës rraciale apo diversiteteve të ndryshme. “Ky është viti i tretë që Prezenca e OSBE së në Shqipëri ofron trajnime mbi diversitetin dhe krimet e urrejtjes. Kësaj here, në partneritet me Ambasadën e Vendeve të Ulëta në Tiranë, trajnimit iu shtua edhe komponenti i dhunës në familje”, tha Rauning.

Sipas tij, qasja gjithë përfshirëse që pati ky trajnim mbuloi një gamë të gjerë temash, që nga baza ligjore deri tek procedurat standarde të operimit në zbatimin e ligjit dhe çështjeve të etikës. “Trajnimi i mëshoi marrjes së masave parandaluese, përmirësimit të reagimit të policisë dhe kryerjes së hetimeve dhe ndjekjeve të duhura. Prezenca e konsideron thelbësor respektimin e diversitetit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendosjen e shtetit të së drejtës dhe në arritjen e barazisë për të gjithë”, nënvizoi ai.

Sipas Rauning, OSBE është duke planifikuar dhe gjashtë trajnime të tjera mbi këto tema për vitin 2015, katër prej të cilëve do të zhvillohen në qarqe.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, Dewi Van de Weerd në fjalën e saj theksoi se vendi i saj beson se Policia e Shtetit është shumë serioze dhe po i trajton me shumë vëmendje këto çështje, qoftë “Diversitetin dhe Krimet e Urrejties”, apo “Dhunën në Familje”, dhe për këtë ne jemi shumë të kënaqur.

“Ne, shtoi De Weerd, do vijomë të mbështesim Policinë e Shtetit me trajnime, pasi siç e theksova shikojmë një seriozitet të Policisë së Shtetit dhe një hap shumë cilësor që Policia po bën kohët e fundit drejt përafrimit të Policisë me Komunitetin”.

Takim i drejtorit te pergjNë fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, vlerësoi se objektivat për ngritjen dhe përafrimin e standarteve të Policimit me ato europerëndimor, shtojnë si domosdoshmëri rritjen e nivelit profesional e veçanërisht të sjelljes dhe etikës me qytetarët.

“Siç dihet , ndryshimi i kulturës, praktikave, proçedurave të punës dhe sjelljes është një proçes i vështirë që kërkon kohë, vullnet dhe përkushtim për ndryshim. Për realizimin e këtyre objektivave ne kemi gjithmonë pranë, të gatshëm për të na ndihmuar partnerët tanë dhe për këtë dua të falënderoj ambasadorin e OSBE si një nga partnerët kryesor në këtë drejtim, si dhe Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës që është tepër aktive në mbështetjen e Policisë shqiptare. Të dy këta partner janë tepër të vëmendshëm , pasi këto tema janë të ndjeshme në Shqipëri”, vijoi Didi.

Së fundi Drejtori i Policisë së Shtetit, i’u drejtua të gjithë punonjësve të Policisë dhe drejtuesëve të të gjitha niveleve, për të vlerësuar seriozisht edukimin dhe trajnimin e punonjësve, që përbën një kusht pa të cilin nuk mund të përmbushen synimet dhe objektivat e përcaktuara për të siguruar besimin e mbështetjen e qytetarëve dhe rritur efektivitetin e policimit ndaj tyre.

Ceremonia përfundoi me shpërndarjen e çertifikatave për punonjësit e policisë të trajnuar, kryesisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, por edhe një pjesë e tyre nga drejtoritë e Policisë në qarqe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button