Kronika

Didi- Dominic, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policisë Kroate

Drejtori i Policisë  së Shtetit, Artan Didi, priti sot Drejtorin e Përgjithshëm  të Policisë Kroate, Vlado Dominic,  i cili shoqërohej nga Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë  Kroate, Zvonimir Vanucer  dhe Shefi i Kabinetit pranë drejtorit të përgjithshëm të policisë Kroate,  Zlatko Kostiç.

6-Në takim ishin të pranishëm , zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato , zvdrejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda,  Haki Çako dhe zvdrejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Genc Merepeza.

3Qëllimi i takimit ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy policive , dhe në fokus ishte bashkëpunimi brenda projektit  “Sezoni i sigurt  turistik”, baskëpunimi me plicinë kufitare, baskëpunimi për krimin e organizuar dhe luftën kundër trafiqeve  dhe drogës, si dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi pas një paraqitje sqaruese me projektor  të strukturës së Policisë së Shtetit, u shpreh se “jemi në një fazë që po zhvillojmë organizatën në drejtim të sfidave. Në kuadrin e bisedimeve për aprovimin e statusit për në BE, na janë vendosur disa detyra dhe për këtë  sfida kryesore është realizmi i  detyrave që na ka vendosur Bashkimi Europian , të cilat kërkojnë masa më të vendosura kundër korrupsionit, sikundër ato të korrupsionit të lartë që kërkojnë hemtime e procedime më të specializuara”.

2Ndërsa, drejtori i përgjithshëm  i Policisë Kroate Vlado Dominic, ka falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Didi për ftesën  dhe  prezantimin e detajuar që i ka bërë strukturës së Policisë së Shtetit, dhe ka vlerësuar performacën e rezultateve të arritura nga Policia shqiptare gjatë vitit të fundit në drejtim të goditjes së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike , të trafikut të qënieve njerëzore ,të rritjes së sundimit të ligjshmërisë, si dhe të policimit në komunitet”.

Gjithashtu, drejtori i Policisë Kroate, Dominic   bëri një paraqitje të  strukturës së policisë kroate, ku ndër të tjera theksoi se kemi pika të ngjashme strukturore, sikundër edhe ne  jemi në një riorganizim të policisë.

“Dy qeveritë tona , dy ministrat tanë  janë marrë vesh, kështu që ne si dy drejtorë mund të bashkëpunojmë pa asnë problem. Ne jemi të gatshëm tju ndihmojmë duke ju  ofruar eksperiencën tonë, si në  fushën e respektimit të drejtave të njëriut , në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëozre,  të policimit në komunitet , pra në tërësi të prioritete që ju keni” tha ai .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button