🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,924 ▲ +1.35% ETH $2,025 ▲ +1.91% XRP $1.3464 ▲ +1.48% SOL $83.4300 ▲ +0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Didi me policinë e kryeqytetit: Të jeni rojtarët e vlerave të përbashkëta

Drejtori-i-Pergjithshem-Artan-Didi-524x350Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti deklaroi sot  ngjarja e një dite më parë do të analizohet më në detaje, duke nxjerrë qoftë veprimet pozitive të reagimit të policisë por edhe çfarë ka për të përmirësuar në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale.

Didi zhvilloi sot një takim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, me efektivat e Patrullave Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, të cilët morën pjesë në kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes kriminale, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Duke i falënderuar për veprimet e shpejta dhe profesionale mbi ngjarjen, Didi deklaroi se “të gjithë ne, kemi filluar një jetë tjetër, duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, në paqe, por mbi të gjitha pa frikë. Pa frikë nga krimi, nga korrupsioni dhe nga paligjshmëria. Një shoqëri, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, duke ju kërkuar që të jeni rojtarët e vlerave të përbashkëta”.Patrulat e pergjithshme1

Ai nënvizoi se “nga shpejtësia dhe shkathtësia Juaj, nga guximi i patrullave dhe Repartit Shqiponja, ku u finalizua me kapjen e autorëve, sigurimin e provave në vendngjarje por dhe gjithë veprimet e kryera, treguan që kemi një polici që ka filluar të vet veprojë dhe jo të pres urdhëra nga eprorët”.

“Po maturohemi dhe po jepni rezultatet e duhura. Falenderoj eprorët Tuaj dhe në veçanti Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë si pararojë e të gjitha veprimeve si dhe Repartin Shqiponja.Ky veprim i djeshëm, dua të motivojë dhe të gjithë efektivat e tjerë, të bëhet shembull në çdo komisariat duke promovuar vlerat”, vlerësoi Kreu i Policisë së Shtetit. Pavarësisht se ngjarja ishte shumë e rëndë, tha Didi, reagimi juaj tregoi që Policia e Shtetit është në këmbë dhe ju përgjigjet këtyre situatave me profesionalizmin e duhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.