Opinion

Diktaturėn nuk e rrezoi Berisha, profesor Gjekmarkaj

Nga PETRO DHIMITRI

Ne njė takim me demokratėt e Lezhės, Doktori i Shkencave dhe Pedagogu i Universitetit te Tiranės, zoti Agron Gjekmarkaj tha se BERISHA SI RRĖZOI DIKTATURĖN DO TE RRĖZOJĖ DHE KĖTĖ QEVERI.

  Kėtė tė pavėrtetė historike ta thoshte ndonjė demokrat pa post nuk kishte pėr tė mė bėrė shumė pėrshtypje. Punė njerėzish te indoktrinuar. Kur e thotė njė intelektual me titull Doktor i Shkencave dhe Pedagog nė njė tempull dijesh si Universiteti i Tiranės, patjetėr i duhet thėnė se po shtrembėron historinė, i nderuar Profesor.
  Zoti Gjekmarkaj ka qenė vetėm 16 vjeē kur nisi rrugėn Partia Demokratike. Nė atė moshė tė rinjtė nuk janė edhe aq tė interesuar se ē’po ndodh nė botė .Ne qė kemi qenė tė rritur i ndiqnim ngjarjet me kėrshėri tė madhe. Ne e dimė mirė si nisi tė rrėzohej komunizmi. Ai proces nuk filloi nga Shqipėria dhe me Berishėn qė ishte anėtar i pėrbetuar dhe besnik i PPSH-sė. Ai proces nisi nė Moskė. Ishte Gorbaēovi i pari qė e kuptoi se sistemi i tyre kishte falimentuar. Ai njeri kėrkoi jo monopartitizmin, po plularizmin partiak, qė u bė varrmihėsi i socializmit apo komunizmit tė dėshtuar. Sigurisht nuk ishte krejt i sinqertė. E pati njė hile tė madhe kur mblodhi udhėheqėsit e demokracive socialiste tė kohės nė Katovice. U dėrgoi dhe njė letėr tė hapur qė u thoshte pėr krijimin e partive tė reja, po ama tek ato tė futnin sa mė shumė njerėz tė tyre. Ata duhej tė tregoheshin tė zjarrtė pėr tė sharrė sistemin e urryer socialist, qė tė fitonin besimin e popullit. Ata, komunistėt e bėrė demokratė brenda njė dite, duhet tė kishin edhe frenat e ekonomisė, se kush ka paranė e fiton dhe qėndron nė pushtet. Premtoni kthimin e pronave po mos ua jepni ato… Kjo letėr, kėto porosi i erdhėn edhe Ramiz Alisė. Ai nuk donte pluralizmin. Donte vetėm t’i bėnte makiazh mė tė butė dhe tė bukur diktaturės sė tij. Edhe pėr ato ndryshime lėkundej. Kishte frikė nga enveristėt jo tė pakėt nė numėr si dhe nga vetė populli, po t’i kundėrvihej atij. Ndėrkohė gjendja ekonomike e Shqipėrisė shkonte drejt katastrofės. Punėtorėt paguheshin me 70 pėr qind krejt pa punuar. Ku i gjente paratė diktatori? Kishte marrė borxh te SHBA-ja, armiku i urryer i PPSH-sė?! Nė kohėn e duhur Ismail Kadareja, qė u bind se Ramiz Alia nuk donte demokratizimin e Shqipėrisė, u arratis nė Francė. Ishte njė ngjarje e dhimbshme, shumė e madhe. Ishte njė mbėshtetje direkte pėr popullin qė donte tė kapte trenin e fundit pėr nė Perėndim. Ngjarjet u rrokullisėn me shpejtėsi. Shqiptarėt hynė nė ambasada. Studentėt me trimin Azem Hajdari u ngritėn nė protestė. Populli i mbėshteti. Diktatori nuk kishte rrugė tjetėr, veēse tė pranonte pluralizmin politik. Pėr ta minuar atė proces thirri nė selinė e tij komunistin e pėrbetuar, sekretarin e partisė sė Fakultetit tė Mjeksisė, doktor Sali Berishėn. E ngarkoi me detyrė partie qė tė vihej nė krye tė lėvizjes studentore, qė solli dhe krijimin e PD-sė.Njė parti e krijuar me bekimin e diktatorit komunist?! Donte me ēdo kusht qė Partia tė drejtonte dhe opozitėn…
Erdhėn dhe zgjedhjet e para pluraliste. Opozita fitoi nė qytete. Fshatit vazhdonte t’i qante zemra pėr diktaturėn. Pas njė viti edhe fshati u bashkua me qytetet, se sė bashku tė gjithė e donin Shqipėrinė si tėrė Evropa. Nė tėrė ato muaj sistemi u fik vetė. Nuk pati asnjė tė shtėnė kundėr tij nga lėvizja masive  e popullit. Nė Shkodėr u vra vetėm Arben Broci ,dėshmori i parė i demokracisė. U tha se qe qėlluar nga ndėrtesa e Komitetit tė Partisė.
   Pra, i nderuar Profesor Gjekmarkaj, ē’kryengritje drejtoi Berisha dhe ē’diktaturė rrėzoi pa ēak e pa bam. Diktatura e urryer nė Shqipėri u rrėzua vetėm pėrmes votės sė popullit. Vota e Berishės ka qenė vetėm 1 dhe njėshi ėshtė krejt i papėrfillshėm nė numėrimin e qindra  dhe mijėra fletėve tė votimit. E vetmja meritė e doktor Berishės ėshtė se i ktheu kurrizin Ramiz Alisė. D.m.th. nuk i shėrbeu Partisė, siē kishte menduar diktatori. Ama njė shėrbim tė madh u bėri: nuk i gjykoi pėr krimet dhe vrasjet masive, pėr burgosjet pėr agjitacion propagandėn e urryer, po vetėm pėr disa perde dhe televizorė tė tepėrt qė kishin marrė nga Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare.
       Kurrizin doktor Berisha i ktheu Ramiz Alisė, sepse, po tė zbatonte porositė e mėmės Parti, shpejt kishte pėr t’u diskredituar. E desh fati qė iu dha rasti tė ishte ai i pari i vendit,
 vet zot e vet shkop siē janė diktatorėt. Kėtė rol e kreu mė sė miri, duke pėrjashtuar dhe anatemuar tė gjithė dhjetoristėt si dhe ēdo person qė nuk medonte si ai. Ka edhe mė. Si komunist i pėrbetuar arriti ta shpėrbėjė PD-sė, shpresėn e madhe tė popullit demokrat. Pati dhe meritėn pėr t’u lėnė shokėve dorė tė lirė qė tė pasuroheshin sa mė shpejt. Edhe si familje nuk mbeti pas. Dy vitet e fundit ka dalė se nė Angli dhe SHBA pėr filtrimin e figurės sė tij po paguhen mbi 6 milionė dollarė. Se nga dalin ato, populli thotė, e di vetėm allahu. Doemos, nuk mund ta dijė as SPAKU i pėrgjumur pėrballė tabusė Berisha.
       Nė shkrimin tuaj, i nderuar Profesor Gjekmartaj, keni tė drejtė qė, ashtu si komunizmi u rrėzua me anėn e votės, ashtu edhe Rama me PS-nė e tij, mund tė rrėzohet po nga ajo votė. Kėtė nuk mund ta vendosni ju, as demokratėt, as socialistėt. Kėtė ka pėr ta vendosur nė 11 maj populli, shprehur nė gjuhėn e zgjedhjeve: ELEKTORATI GRI.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button