☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,579 ▼ -0.74% ETH $2,427 ▼ -0.85% XRP $1.3091 ▼ -2.13% SOL $104.8600 ▼ -0.99%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Nga Liridona Beqiri

Para 1 viti në këtë kohë, Kosova ishte një shtet pa kokë, pa asht, pa shtyllë kurrizore, pa puls, pa nerv, pa zë. Thjesht një shtet i zhveshur përpara botës, i paralizuar nga egoja, i ekspozuar para aleatëve të tij dhe i “marinuar” në 50 Shades of Incompetence. Një shtet i heshtur i zhytur në mjegull politike.

Një vend dikur i farkëtuar në gjak, që ka kaluar luftë, eksod, ndërhyrje ndërkombëtare, një shpallje historike të pavarësisë e që ka qëndruar përballë Serbisë dhe botës, sot duket sikur po e humb më shumë betejën me vetveten sesa me të tjerët.

Kosova sot, një shtet që ka mbetur në një cikël të përsëritur.
Zgjedhje, kriza, debate, bllokada. Pastaj prapë zgjedhje. Ndërkohë, jashtë këtij cikli, bota ecën. Rajoni lëviz. Mundësitë hapen dhe mbyllen pa pritur askënd. Kosova, shpesh, mbetet duke shpjeguar veten më shumë sesa duke e ndërtuar veten.

Një vend që dikur ëndërronte të ecte përpara, sot numëron zgjedhjet më shumë se sukseset. Miqtë janë larguar, partnerët janë lodhur, shqiptarët janë ndarë mes vete, ndërsa krizat janë shndërruar në mënyrë qeverisjeje.

Shumë cikle zgjedhore për të njëjtin ngërç, një serial politik pa finale, ku vetëm data ndryshon, jo skenari.
Një vend që e ka kthyer izolimin në shpjegim dhe përçarjen në refleks, dhe një shoqëri që po mësohet të jetojë mes cikleve të njëjta.

Pyetja është: sa kohë humbi Kosova për t’i shërbyer egos së politikës dhe sa kohë tjetër mund të përballojë ende këtë ritëm?

Nesër, në heshtjen e thjeshtë të një vote, ështe momenti i përgjegjësisë personale- jo për një emër, por për një drejtim.

Nesër, zgjidh Kosovën mbi çdo lider.

 

  • Ditari i nje shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.