☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,631 ▼ -0.76% ETH $2,434 ▼ -0.9% XRP $1.3089 ▼ -2.48% SOL $105.0300 ▼ -1.28%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria zhgënjen në miqësore, Luksemburgu fiton në “Air Albania”

Pritej një reagim nga kombëtarja pas humbjes 1-0 përballë Izraelit, por Shqipëria zhgënjen edhe në miqësoren ndaj Luksemburgut, të cilën e humbet me rezultatin 1-0. Në një atmosferë të vakët në “Air Albania”, ku binte në sy mungesa e tifozëve, djemtë kuqezi nuk arrijnë që të evitojnë humbjen e dytë radhazi në “epokën Maran”.

Tekniku nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidën ndaj Izraelit, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Pllanën, Bajramin dhe Uzunin.

Shqipëria nis mirë ndeshjen dhe i afrohet golit me Laçin. Por rrugën e rrjetës e gjejnë miqtë me Sinanin në minutën e 8-të. Kuqezinjtë mundohen të reagojnë, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën kundërshtare. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Luksemburgut.

Në pjesën e dytë Maran hedh në fushë Shehun, Ajetin, Shpendin dhe Seferin, por pavarësisht përpjekjeve, goli i barazimit nuk vjen.

Tenton Asllani nga distanca, por pa gjetur kuadratin. Ndërsa Seferi nuk arrin që të mposhtë portierin mik.

Mbyllet me fitoren 1-0 të Luksemburgut miqësorja në “Air Albania”. Brenda pak ditësh kombëtarja pëson humbjen e dytë dhe tekniku Maran duhet të presë edhe pak kohë, që të provojë shijen e fitores në krye të kombëtares shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.