Dimri rikthehet në Sardenjë me borë dhe temperatura nën -2°C
Sardenja është përfshirë nga një valë e fuqishme e të ftohtit dhe kushte dimërore, edhe pse jemi në prag të muajit prill.
Arsyeja është një masë ajri shumë e ftohtë që po zbret nga veriu i Evropës dhe po përhapet në Mesdhe, duke sjellë temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Në masivin malor të Gennargentut, në zemër të ishullit, termometri ka regjistruar temperatura deri në -2 gradë Celsius në zonat më të larta, ndërkohë që reshje bore janë vënë re në zonat malore.
Ky fenomen është i zakonshëm në zonat e larta të Gennargentus, ku bora bie shpesh gjatë dimrit dhe mund të qëndrojë deri në pranverë.
Temperatura të ulëta dhe reshje bore janë regjistruar gjithashtu në të gjithë zonat e brendshme të Nuoreses dhe në Alta Gallura, duke sjellë një rikthim të klimës tipike dimërore në një kohë kur normalisht priteshin temperatura shumë më të ngrohta.
Sipas Proteksionit Civil italian, më 31 mars është aktivizuar alarmi i verdhë për reshje, stuhi dhe rënie të temperaturave në disa rajone të Italisë për shkak të ndikimit të këtij fronti të ftohtë, ku përfshihet edhe pjesa e Qendrës dhe Jugut të Italisë.
Shkak për këtë situatë është një sistem me presion të ulët që po sjell ajër të ftohtë polar dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Parashikimet e meteorologëve nënvizojnë se i ftohti do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, me mundësi reshjesh bore dhe erëra të forta në të gjithë ishullin.
Megjithatë, pritet një ndryshim i motit drejt një stabilizimi dhe ngritjeje të temperaturave në fundjavë, përkatësisht në festat e Pashkëve, ku moti pritet të bëhet më pranveror në të gjithë Itali. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.