🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Dinjiteti në gjunjë

Nga LUAN RAMA

Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral.

Ai është gjithmonë mesazh.

Një gjest mund të duket si mirësjellje.
Por kur përsëritet, ai nuk është më episod.
Bëhet model.

Sidomos në diplomaci, ku veshja, çdo centimetër distance, përkulja, çdo pozicion trupor, e madje edhe mënyra se si qëndron apo si jep dorën, kanë peshë simbolike, përsëritja nuk mbetet më në nivelin e etikës personale.
Ajo shndërrohet në mesazh politik.

Në këtë kontekst, ulja në gjunjë nuk është thjesht një gjest fizik.
Ajo përcjell një mesazh të qartë simbolik: vendosjen e vetes në një pozicion inferioriteti përballë tjetrit, një shprehje që në gjuhën e politikës trupore lexohet si tejkalim i distancës protokollare dhe zhvendosje e ekuilibrit të zakonshëm të barazisë formale mes shteteve, çka në fakt protokollet e çdo shteti e respektojnë me shumë fanatizëm.

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë synohet.
Ka rëndësi çfarë lexohet.

Kur e njëjta sjellje përsëritet, leximi nuk mbetet më interpretim i rastësishëm. Bëhet perceptim.

Dhe perceptimi, në diplomaci, është realitet politik.

Në fund, nuk gjykohet më gjesti i vetëm, por modeli që ai krijon.

Modeli, kur përsëritet, nuk kërkon më shpjegim. Kërkon kuptim.

Kuptimi në diplomaci është gjithmonë më i fortë se qëllimi.

Nëse, paradoksalisht, ulja në gjunjë është shndërruar në vijë sjelljeje, qoftë edhe formalisht si një gjest xhentilesë, ajo vazhdon të prodhojë efekt të kundërt me atë që synohet.

Në marrëdhënie mes shtetesh partnere, ku barazia formale dhe solemniteti protokollar janë kod i panegociueshëm, nuk kemi të bëjmë më me detaj.

Kemi të bëjmë me problem të përfaqësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.