Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.33 ▼2.1%
ARI 4,389 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,294 ▼ -0.01% ETH $2,529 ▲ +2.68% XRP $1.3618 ▲ +0.52% SOL $102.2500 ▲ +2.13%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.33 ▼2.1 % ARI 4,389 ▼0.41 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.33 ▼2.1 % ARI 4,389 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Turizmi dhe remitancat ulin defiçitin e jashtëm në minimum historik

Ekonomia shqiptare ka përmirësuar ndjeshëm bilancin e saj me jashtë gjatë vitit 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me 32.5%, duke zbritur në vetëm 3.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për të gjithë vitin, niveli i deficitit rezulton më i ulëti historik i regjistruar deri tani. Në bazë të këtij përmirësimi qëndron kryesisht turizmi.

“Ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente tregon një përmirësim të mëtejshëm të pozicionit të jashtëm të ekonomisë, i mbështetur nga rritja e fortë e eksporteve të shërbimeve dhe e të ardhurave hyrëse nga puna dhe remitancat. Eksportet e shërbimeve turistike u rritën me 15.1% dhe arritën në 1.3 miliardë euro. Rritja e qëndrueshme dhe disavjeçare e eksporteve të turizmit ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, importet vijuan të rriten me ritme të qëndrueshme, të nxitura kryesisht nga karburantet, ushqimet dhe shërbimet turistike jashtë vendit.

Megjithatë, ritmi më i shpejtë i eksporteve bëri që deficiti tregtar të ngushtohej.

“Stoku i rezervës valutore arriti në afërsisht 7.3 miliardë euro në fund të vitit 2025. Ky nivel mbulon rreth 7.6 muaj importe mallrash dhe shërbimesh. Raportet vijojnë të qëndrojnë ndjeshëm më lart se nivelet minimale të mjaftueshmërisë së rezervës. Duke siguruar mbrojtje të fortë të ekonomisë së brendshme ndaj goditjeve të mundshme të sektorit të jashtëm”, thotë BSH.

Analiza e Bankës së Shqipërisë tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë tek turizmi dhe hyrjet valutore, ndërsa sfida mbetet ruajtja e këtij ritmi edhe përtej sezonit turistik.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.