☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,752 ▲ +1.24% ETH $2,240 ▲ +2.26% XRP $1.3488 ▲ +0.39% SOL $84.3400 ▲ +1.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Diplomat” hetim tek Arsimi, Prokuroria i kërkon ministrisë regjistrat e Universitetit “Kristal”

Prokurorët e Tiranës kanë këqyrur regjistrat e dorëzuar nga universiteti “Kristal”, pasi u mbyll në vitin 2014.
Ky veprim hetimor është zhvilluar për të konfirmuar nëse për shitjen e diplomave, ka apo jo brenda këtij institucioni bashkëpunëtore ish-pronari i “Kristalit”, Ahmet Muçaj.

Ndërkohë, diploma e sekuestruar gjatë arrestimit të 69-vjeçarit është dërguar në laboratorin e kriminalisikës për të marrë një përgjigje shkencore nëse ky dokument është falsifikuar apo jo.

Diploma ka të dhëna të rreme si nisje të vitit akademik 2010 dhe vit përfundimi 2013, pra pak kohë përpara se universiteti të mbyllej, ndaj ajo që duan të kuptojnë prokurorët është nëse ky dokument lëshohej me ndihmën e ndonjë personi që ka akses në regjistrat e bllokuar apo është tërësisht fals.

Pavarësisht dyshimeve, paraprakisht grupi i hetimit konstaton se numri i amzës së diplomës së blerë nga shtetasja Rudina F. është shkruar bojë të njomë. Ndërkohë që firmat e dekanit dhe e kancelarit janë realizuar përmes procesit të skanimit.

Fotokopjimi i firmës së Arben Llojes shton dyshimet se diploma është false dhe e prodhuar në një laborator nga persona të paidentifikuar. Por që të binden plotësisht për këto pikëpyetje prokurorët dhe oficeret e krimit ekonomiko financiar duhet të krahasojnë edhe regjistrat që universiteti kristal dorëzoi menjëherë pasi u mbyll, pra në vitin 2014.

Ne po hetojmë, shpjegoi një burim edhe dy raste të tjera, për të cilat dy qytetarë kanë parapaguar, për të blerë një diplomë, njëri për juridik dhe tjetri për farmaci. Por si provë kryesore është diploma e shtetases Rudina F. e cila pagoi 2500 euro në dy këste dhe që u infiltrua nga autoritetet. Ish-pronari Ahmet Muçaj do të dalë të mërkurën para gjykatës për veprën e falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit pasiv në sektorin privat.

Vepra e fundit rendon mbi të, pasi gjatë referimit fillestar dyshimet i orientonin hetuesit edhe drejt personave të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.