☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,229 ▼ -0.51% ETH $2,309 ▼ -0.55% XRP $1.4196 ▼ -1.36% SOL $85.6400 ▼ -0.78%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Bota

Diplomati iranian shkon në Moskë, takim special me Putin? Gazetari Pumo jep detaje

Gazetari Misha Pumo në një lidhje live nga Moska për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania me Franko Egron ka folur lidhur me bisedimet mes SHBA-së

Gazetari Misha Pumo në një lidhje live nga Moska për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania me Franko Egron ka folur lidhur me bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit. I pyetur për raportimet e fundit se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi do të udhëtojë në Moskë pas bisedimeve në Pakistan, Pumo u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin ka komunikuar me homologun e tij iranian.

Sipas tij, Putin ka shprehur mbështetje diplomatike dhe humanitare ndërsa presidenti iranian Pezeshkian e ka falenderuar Rusinë për ndihmat humanitare. Ndër të tjera ai shtoi se nga kriza në Gjirin Persik, Rusia përfiton nga ana ekonomike dhe do të ketë më tepër investime në fushën e luftës.

“Faktikisht deri në këtë moment nuk i kanë bërë jehonë domethënë kësaj dalje të Araghchi, por lidhjet me Iranin janë të vazhdueshme. Pak kohë më parë ka komunikuar vetë Putini me Pezeshkian me presidentin iranian dhe presidenti rus i ka transmetuar atij mbështetjen ruse.

Kjo mbështetje përbën një mbështetje diplomatike, një mbështetje humanitare de facto dhe presidenti Pezeshkian e ka falenderuar Rusinë pikërisht për ndihmat humanitare. Pra, nuk është përmendur fare, domethënë ndihma apo në një farë mënyre angazhimi ushtarak i Rusisë.

Nga ana tjetër në Rusi sigurisht që nuk do të deklaronin kurrë këtë gjë, por mendoj që në këtë situatë Rusia është një nga fitimmarrësit e drejtpërdrejtë të kësaj krize në Gjirin Persik dhe sa më tepër vazhdojë kjo krizë, aq më tepër do rriten çmimet e natës, aq më tepër përfiton Rusia në anën ekonomike dhe aq më tepër investime do të futen në fushën e luftës.

Pra në Rusi situata është e tillë, që ata presin. Ka pasur komente interesante për sa i përket qasjes amerikane dhe izraelite kur ata kanë asgjësuar kupolën apo udhëheqjen iraniane duke menduar që do të hapnin le të themi platformën apo shtegun e një partie apo lëvizje më liberale në Iran, gjë që nuk ndodhi.

Përkundrazi, forcat, siç quhen edhe në perëndim regresive dhe ato të lidhur me Homenin janë të përqëndruar më tepër akoma në pushtet duke u bashkuar kundër armikut të jashtëm. Prandaj dhe mobilizimi iranian është maksimal.

Ata e ndjejnë mbështetjen le të themi të shumë vendeve dhe e kuptojnë për shembull që për Iranin kanë nevojë jo vetëm Kina por dhe Europa pasi çmimet po rriten në kurriz të Europës dhe të Kinës gjithashtu.

Prandaj ata iranianët e ndjejnë që në një farë mënyre nga ana gjeopolitike sidomos Kina i mbështet.Nga ana tjetër Irani mos harrojmë që nuk ka përdorur të gjitha proksi mundësitë që ka pasur sepse në qoftë se për shembull në Ngushicën e Hormuzit bllokohet 20% e naftës botërore po të bëhet ndonjë katastrofë e tillë si bllokimi i Ngushtitës Bab-el Mandep dhe kalimi në Detin e Kuq atëhere mbi 50% e natës botërore mund të bllokohej dhe kriza do të thellojë akoma më shumë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.