☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,674 ▲ +0.19% ETH $2,159 ▲ +0.94% XRP $1.4400 ▼ -0.51% SOL $90.3400 ▲ +1.72%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Disa nga detajet e protestës së PD-së

Zbulohen disa detaje nga protesta e sotme e organizuar nga Partia Demokratike.

Në podiumin që kanë ngritur përballë Kryeministrisë, nuk do të ketë fjalime politike, por do flasin simpatizantët e PD, sipas organizatorëve.

I vetmi politikan që do të mbajë fjalimin e fundit para protestuesve do të jetë vet Lulzim Basha.

Protestës pritet t’i bashkohen aleatet e PD, që nga Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Aleanca Kuq e ZI, Partia Demokristiane si dhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut.

Protestuesit do të vijnë nga Sheshi Skënderbej, tek rruga Murat Toptani, afër Ministrisë së Brendshme, e më pas do shkojnë të gjithë drejt Kryeministrisë.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të vendosen përpara Kryeministrisë.

Protesta ka mobilizuar Policinë e Shtetit, e cila ka ‘blinduar’ kryeqytetin.

Edhe RENEA ka ‘zbarkuar’ në Kryeministri, ndërsa në tarracë janë parë shumë efektivë që mbikëqyrin situatën.

Bulevardi është bllokuar në pritje të protestuesve dhe kreut të PD-së ndërsa përballë godinës së Kryeministrisë është përgatitur podiumi, pas të cilit qëndron dhe motoja e protestës “Të ngrihemi sëbashu” si dhe një flamur gjigant kuq e zi.

Dje burime nga policia pohuan që mund të ketë skenar për të provokuar forcat e rendit dhe të ketë përplasje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.