☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.81 ▼3.67%
ARI 4,773 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▲ +0.92% ETH $2,155 ▲ +0.77% XRP $1.3375 ▲ +0.22% SOL $83.0700 ▲ +1.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Disbalancimi / Për duhanin e dredhur, akciza rritet 200%

Të varfrit paguajnë më shumë akcizë, për purot s’ka rritje

puro cigareMë të varfrit paguajnë më shumë akcizë për çdo paketë cigareje se ata që kanë mundësi të konsumojnë duhan të shtrenjtë. Formula e zgjedhur e rritjes së vlerës së akcizës për paketë i vë në një nivel si ata që konsumojnë cigare të lira si ata që përdorin marka të shtrenjta. Kjo padrejtësi në vendosjen e tarifës së akcizës me paketën e re fiskale është progresive.  Kështu, një paketë me 20 cigare, që kushton 180 lekë të reja, paguan akcizë sa 61.7% të vlerës, kurse një paketë me 20 cigare, që kushton mbi 300 lekë të reja, paguan deri 36%, pra rreth dy herë më pak. Për më tepër, jo vetëm vendet e rajonit, përveç Republikës së Kosovës, por gjithë BE-ja e kanë akcizën në bazë të vlerës dhe jo në nivel fiks. Deputetët e mazhorancës, gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë, kanë propozuar që kjo të ndryshojë, por qeveria e ka shtyrë për një kohë tjetër këtë veprim. Sipas deputetëve, meqenëse pullat fiskale prodhohen nga një kompani me kontratë koncesionare, mund të shënohet në të edhe çmimi i paketës. Edhe relatori i ligjit, Ervin Koçi, për akcizën ka sugjeruar se “duhet një nivel i akcizës për çdo paketë në funksion të vlerës dhe jo fikse, pasi vlera fikse sjell disbalancim të lartë në treg”. Ndërsa për duhanin e dredhur ka një rritje që është shumë më e madhe sesa rritja e të gjitha niveleve të tjera të cigareve, që nuk është proporcionale me rritjen e tyre. Sipas argumentimit të bërë nga qeveria, për këtë rritje 200%, vetë BE-ja në direktivë thotë se për duhanin e dredhur akciza minimumi për 1 janar 2015 duhet të jetë 54 euro. Më 2018-n, 60 euro dhe përsëri në janar 2020, 60 euro, por jo më pak se 50%. Pra, edhe qasja që bën Bashkimi Europian, sa i përket rritjes, është graduale dhe e paralajmëruar. Gradualisht, ne po shkojmë drejt këtij minimumi, sepse e kemi detyrim që ta kemi këtë vlerë në momentin e anëtarësimit. Taksa e duhanit të dredhur nuk është prekur që nga 2002-shi. Ndërsa qershia mbi tortë është puroja. Qeveria ka menduar se ky mall luksi nuk duhet të ketë rritje akcize. Arsyeja? Qeveria e justifikon këtë përjashtim me qasjen e të rinjve drejt cigareve të lira, pra nuk janë përdorues të purove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.