Politika

Dita e Verës, Veliaj: Në fokus, argëtimi i fëmijëve. Këtë vit, Tirana kantier ndërtimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga sheshi Nënë Tereza i kryeqytetit ka uruar fëmijët dhe të gjithë ata që festojnë sot Ditën e Verës.

Në fjalën e tij, Veliaj ka deklaruar se, fokusi i aktiviteteve të organizuar nga bashkia për këtë festë ka qenë tek fëmijët.

“Fokusi janë fëmijët dhe shumica e aktiviteteve kanë në qëllim argëtimin e fëmijëve. Më vjen mirë që sot patëm hapësira mjaftueshëm si për shitësit ambulantë, edhe për fëmijët që të luajnë. Në qytet ka vend për të gjithë, mjafton që secili të respektojë hapësirat e tij”, ka thënë Veliaj.

Ndër të tjera, kryebashkiaku ka premtuar se 2016 do të jetë një vit i veçantë për Tiranën, e cila sipas tij do të kthehet në një kantier ndërtimi.

“Ky do të jetë një vit fantastik për Tiranën, do të hapim disa kantiere. Do të nisim me sheshin Skëndërbej, që mund të bëhet më i bukuri në rajon”, ka thënë Veliaj.

I pyetur për cështjen e ekipit të Tiranës, kreu i bashkisë është përgjigjur: “U kam kërkuar aksionerëve kryesorë të klubit një mbledhje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button