Kronika

Elbasan, festohet Dita e Verës

Nata e Verës e ka zbardhur qytetin e Elbasanit. Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Aqif Pasha” për të ndjekur koncertin e mundësuar nga bashkia e këtij qyteti.  Këngëtarë të njohur shqiptarë janë ngjitur në skenë për të festuar së bashku ardhjen e verës dhe ikjen e dimrit.

Por skenës nuk i kanë munguar edhe aktorë të humorit, por edhe trupa e Cirkut të Tiranës, të cilët i kanë dhënë më shumë gjallëri festimeve.

Rrugët, por edhe baret dhe restorantet e qytetit kanë qenë të mbushura plot deri në orët e para të mëngjesit, pasi siç e do tradita, festa e verës pritet së bashku.

Në qytetin e Elbasanit festa e vërtetë e verës është në momentin e ndërrimit të stinëve, në mesnatën e datës 13 mars. Kjo festë me rrënjë të thella pagane është kthyer në një ditë të rëndësishme për këtë qytet që Ditën e Verës e shikon edhe si një mundësi të mirë për të rritur turizmin dhe të ardhurat.

Elbasani është vendi ku kjo festë është trashëguar me breza, por edhe qendra e festimeve nga ku më vonë u vendos që Dita e Verës të bëhej festë zyrtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button