☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.66 ▼7.5%
ARI 5,171 ▲1.32%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
roze

Djali i Tom Hanks ndalohet nga policia

Djali i yllit hollivudian Tom Hanks, Chet, është ndaluar nga policia britanike pasi ka dëmtuar dhomën e hotelit në Londër me një vlerë prej 1200 paund.

Policia është lajmëruar menjëherë nga punonjësit e stafit të hotelit pasi vunë re se televizori ishte përplasur tek muri dhe gotat e thyera ishin në gjithë dhomën.

Chester Hanks, 24-vjeçar, i cili aspiron të bëhet një reper dhe ka pasur probleme me drogën që në moshën 16-vjeçare, gjithashtu raportohet të ketë shqetësuar klientët e tjerë për shkak të zhurmave të larta.

Para se të shkonte në hotel, Chester, është fotografuar në gjendje të dehur në një klub nate duke konsumuar shampanjë dhe vodka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.