☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -1.45% ETH $2,056 ▼ -0.85% XRP $1.3189 ▼ -2.63% SOL $81.0200 ▼ -3.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Djegia e fëmijës palestinez. Netanyahu: Veprim terrorist, kushdo që ta ketë kryer

Vdekja e një fëmije 18-muajsh palestinez nga flakët që përfshinë shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor, ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë sa të banorëve, aq edhe të zyrtarëve. Zjarrin dyshohet ta kenë vënë kolonë izraelitë. Në njërin prej mureve të shtëpisë së sulmuar janë gjetur disa shkrime në hebraisht, të cilat përfshinin dhe fjalën “hakmarrje”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi këtë episod si “të tmerrshëm e të dënueshëm”.

“Ky është një akt terrorist, në çdo aspekt të tij dhe shteti i Izraelit ka një qëndrim të ashpër e të palëkundur ndaj terrorizmit, pavarësisht se cilët janë autorët e tij”, tha Netanyahu.

Por, deklarata e Netanyahut nuk ka mjaftuar të bindë palestinezët se akti çnjerëzor është në fakt thjesht nismë individuale e një grushti kolonësh hebrenj. Organizata për çlirimin e Palestinës, e cila dominon Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor, tha se qeveria izraelite mban “përgjegjësi të plotë për vrasjen brutale të fëmijës, Ali Saad Daëabsha”.

“Kjo është pasoja e drejtpërdrejtë e dekadave të tëra pandëshkueshmërie që ekzekutivit izraelit i ka rezervuar terrorizmit të kolonëve”, thuhet në deklaratën e saj. Vrasja e foshnjes vjen në një kohë përshkallëzimi të tensioneve në rajon.

Të mërkurën, grupe kolonësh u përleshën me policinë pasi autoritetet izraelite shkatërruan dy godina në ndërtim për të cilat Gjykata e Lartë kishte dalë në përfundimin se janë ngritur ilegalisht në tokë me pronarë palestinezë. Vdekja e fëmijës mes flakëve që plagosën prindërit dhe vëllain e tij 4-vjeçar Ahmad, ngjason shumë me akte të mëhershme vandalizmi nga ekstremistët hebrenj, pjesë e një “strategjie shënjestrimi” që vjen si formë shpagimi ndaj aksioneve kundër ndërtimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.