Ekonomia

Doganat, projekt binjakëzimi me vendet e BE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian prezantuan të enjten në Tirane, projekin e binjakëzimit “Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu, Shefi i Operimeve në Delegacionin e BE, Yngve Engstrom, ambasadorët e Italisë dhe Francës në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Bernard Fitoussi, si dhe Enrico Martini, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dogana Italiane dhe Agjencia e Monopoleve.

Drejtoresha e Doganave, Fagu, u shpreh se, projekti konsiston në prezantimin e një sistemi të kompjuterizuar që mundëson aplikimin e proçedurave të tranizitit të përbashkët me vendet e BE, duke ndihmuar në eliminimin e abuzimit dhe përshpejtimin e proçedurave doganore.

Projekti financohet nga BE me rreth 1.8 milionë euro dhe do të zgjasë për një periudhë 24- mujore. Zbatimi i tij, synon monitorimin e mallrave tranzit në Shqipëri, përmes sistemit të kompjuterizuar si dhe ofrimin e asistencës teknike dhe ekspertizës nga shtetet anëtare të BE-së për administratën doganore shqiptare kryesisht në drejm të proçedurave, IT dhe legjislacionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button