Doganat udhëzues të ri për kryerjen e procedurave të peshimit
Në vijim të zbatimit të planit të veprimeve të inicuar nga Ministria e Financave njofton se për thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe tatimore, është miratuar dhe ka hyrë në fuqi udhëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, nr. 10572/2, datë 27/07/2016, “Mbi kryerjen e procedurave të peshimit pranë zyrave doganore”.
Risia e këtij udhëzimi, i kërkuar prej kohësh nga operatorët e import-eksportit, është aplikimi i modelit të riskut, duke shfuqizuar detyrimin për peshimin e 100% të mjeteve për qëllime import-eksporti të mallrave.
Nëpërmjet këtij udhëzimi shmangen vonesat në pikat e kalimit kufitar, në veçanti në Portin e Durrësit, ulen kostot e biznesit, duke mospaguar shërbimin e peshimit dhe mbi të gjitha kursehet kohë në procesin e zhdoganimit.
Gjithashtu shmangen gjobat e marra për shkak të diferencave të peshimit të dubluar në Doganat hyrëse kufitare dhe Doganave të brendshme, si dhe luftohen sjelljet jo etike nga administrata doganore.
Rritja e efikasitetit në luftën kundër evazionit, fiskal duke orientuar kontrollet sipas nivelit të rrezikshmërisë, duke thjeshtëzuar procedurat dhe duke ulur kostot e biznesit është objektiv i vazhdueshëm prioritar i Ministrisë së Financave, i cili po konkretizohet dhe do të vijojë edhe në të ardhmen.
Ministria e Financave njofton se fton operatorët e biznesit të njihen me këto ndryshime dhe të përfitojnë lehtësirat e parashikuara në këtë udhëzim.