🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 85.37 ▼9.92%
ARI 5,170 ▲1.3%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Domethënia e dekorimit në Pallatin e Kongreseve

Veç agjendës së diskutimeve Qeveria shqiptare ka menduar edhe për një dekor të veçantë për mbledhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

dometh-euml-nia-e-dekorimit-n-euml-pallatin-e-kongreseve_2_2_hdTë dy kabinetet qeveritare janë ulur përreth një tavoline të rrumbullakët, që të jep idenë e bashkimit si një komb i vetëm, ndërsa tryeza është e veshur me flamurin e BE-së me ngjyrën blu dhe yjet përreth, që po ashtu jep domethënien e qëllimeve dhe rrugës së përbashkët të dy shteteve tona, atë drejt integrimit evropian.

Në mes të tryezës është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash flamujt e të dy vendeve.

Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Po aq e veçantë është edhe motoja që udhëheq këtë tryezë të përbashkët të qeverive, e përbërë nga tre fjalë:“Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.