☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,098 ▲ +0.62% ETH $2,700 ▲ +0.77% XRP $1.4966 ▲ +1.01% SOL $121.0200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Donald Trump nuk ishte i pranishëm në dasmën e djalit të tij, por vajza vodhi vëmendjen me bikini

Me një atmosferë verore dhe paraqitje mbresëlënëse, Ivanka Trump ndau në Instagram momente nga fundjava luksoze e dasmës në Bahamas, ku u zhvillua ceremonia private e martesës së Donald Trump Jr. me Bettina Anderson.

Vlen të theksohet se në ceremoni mungonte presidenti amerikan, Donald Trump, i cili qëndroi në Washington, D.C. për angazhime qeveritare.

Biznesmenia dhe ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë tërhoqi vëmendjen me zgjedhjet e saj stilistike, duke publikuar foto nga pushimet dhe eventet luksoze pranë detit.

Me bikini dhe fustane mini elegante

44-vjeçarja zgjodhi disa “looks” verore që kombinonin elegancën me luksin.

Në fotot e publikuara në llogarinë e saj personale, ajo shfaqet duke bërë paddleboard në ujërat kristal të arkipelagut, e veshur me bikini të verdha dhe një kapelë kashte, ndërsa në të tjera pozon pranë bashkëshortit të saj, Jared Kushner, me kombinime elegante.

Ndër paraqitjet që spikatën ishte një fustan mini pa rripa në ngjyrë limoni me detaje florale, si edhe një fustan koral i ngushtë me prerje të veçantë te pjesa e qafës.

Siç duket edhe në fotot në vijim, Ivanka Trump zgjodhi gjithashtu krijime më lozonjare, duke kombinuar fustane mini me sandale dhe aksesorë diskretë.

Megjithëse publikoi mjaft momente nga fundjava luksoze, ajo shmangu postimin e fotografive të çiftit, pasi dasma u zhvillua në një rreth shumë të ngushtë familjar dhe shoqëror.

Në Bahamas ndodheshin gjithashtu edhe anëtarë të tjerë të familjes Trump, mes tyre Eric Trump dhe Tiffany Trump, të cilët ndanë pamje nga eventet buzë detit dhe mbrëmjet private.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.