☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.03 ▼0.1%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Seria A

Fillon rrokada e trajnerëve në Serie A. Lazio e përshëndet Sarrin me një video emocionuese, gati zyrtarizimi tek Atalanta (video)

Në klubet e Serie A pritet të ketë një rrokadë trajnerësh pas sezonit të fundit. Pak minuta më parë, Lazio ka zyrtarizuar largimin e Maurizio Sarrit. 67-vjeçari e çoi Lazion sivjet deri në finalen e Kupës së Italisë, ku u mund nga Inter. Ndërsa sezonin e fundit në Serie A, e mbylli në mesin e tabelës.

Kjo ishte aventura e dytë e Sarri-t në krye të bardhekaltërve. Hera e pare ishte nga viti 2021 deri në mars të vitit 2024, kur u largua për arsye familjare. U rikthye sërish verën e kaluar dhe qëndroi vetëm një sezon. Kontrata mes palëve është shkëputur me konsensus të përbashkët. Lazio e ka përshëndetur Sarrin me një video emocionuese në rrjetet sociale, me momentet e tij më të bukura te klubi kryeqytetas.

Grazie di tutto, Comandante 🩵#AvantiLazio pic.twitter.com/7Tc2jHQvFR

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 27, 2026

Sarri do të jetë trajneri i ri i Atalntës, ku do të punojë me Cristiano Giuntoli, si drejtor sportiv. Ndërkohë trajneri i ri i Lazios, do të jetë Gennaro Gattuso. Milan dhe Napoli ende nuk kanë zyrtarizuar trajnerët e tyre të rinj. Fabio Grosso do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.