Politika

Dorëheqja e Rroshit, Halimi: Lulzim Basha kishte të drejtë

Zëri i parë që ka reaguar nga Partia Demokratike në lidhje me dorëheqjen e Elvis Rroshit është deputeti Eduard Halimi.

Ai ka komentuar në Facebook vendimin e Rroshit duke e cilësuar atë si sukses të opozitës dhe të Lulzim Bashës.

“Lulzim Basha kishte të drejtë prej fillimit. Ishte vetëm çështje kohe”, shkruan Halimi.

Pasi falenderon partnerët ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në miratimin e këtij ligji, Halimi thotë se ka ndryshime të mëdha mes PS dhe PD.

“Ne dhe PS nuk kemi qenë dhe kurrë nuk do jemi njëlloj. Rekordet e tmerrshme kriminale kurrë nuk mund të fshihen dhe partnerët po i sjellin çdo dite. Klasa politike duhet të pastrohet nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button