Politika

PS: Ky është ndryshimi mes nesh e PD-së

Dorëheqjën e Elvis Rroshit, Partia Socialiste e lexin si seriozitet të kësaj force politike për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit, ndryshe nga opozita.

Ajo që ka reaguar pas dorëheqjes së Rroshit ka qenë deputetja Blerina Gjylameti. Ajo akuzoi Partinë Demokratike për hipokrizi në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

“E kemi mbrojtur zotin Rroshi se në fund të fundit nuk provohej pafajësia. Tani duhet ta provojë. Kjo tregon se ne dekriminalizimin e kemi seriozisht, jo si kundërshtari ynë që ndryshe thotë dhe ndryshe bën”, tha Gjylameti.

Për të ilustruar këtë akuzë ndaj opozitës, Gjylameti solli disa raste.

“Sot, as Flamur Noka dhe as PD nuk arrijnë të japin asnjë sqarim. Rsitani bën sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton apo njerëz si Alban Zeneli, apo kryetarë bashkish të dënuar për korrupsion”, deklaroi deputetja socialiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button