Doshi: Durim Bamin e kërcënuan. Nëse do fliste do i vrisnin fëmijët
Pas shumë debatesh mes mashorancës dhe opozitës për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve u vendos që mbledhja të zhvillohet ne praninë e mdiave
.
Në mbledhje po diskutohet kërkesa për autorizim e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku dhe ballafaqimi mes Doshit dhe përfaqësuesve të Prokurorisë.
Tom Doshi i ka kërkuar prokurorit që të tërheqë kërkesën, sepse në rast se nuk e tërheq do të bëjë publikë se cfarë është thënë në ballafaqimin me Durim Bamin.
Tom Doshi pasi ka deklaruar se Durim Bamit i kanë kërcënuar fëmijët. Doshi tregon edhe ballafaqimin në prkurori.
Tom Doshi: I kam dhënë Durim Bamit do të të çoj në spital? Jo më ka thënë se aty ka ilace dhe më vrasjen
Tom Doshi: Sipas teje ti e ke mbyllur procesin hetimor, pasi më ke prur kërkesën për dëshmi të rremë për kallzim të rreme dhe për kërcënim. Unë kallëzim nuk kam bërë sepse e di shumë mirë, dëshmi të rremë nuk kam berë sepse këto ditë kemi ndenjë bashkë 7-8 orë në ditë dhe dëshmmi prap nuk kam bërë. Meqë ajo kërkesë, që unë kam kërkuar ballfaqim me Durim Bamin, e din shumë mirë se cfarë është thënë. Nëse ti nuk do të bëhet publik tërhiq kërkesën nëse nuk e ke problem unë do ti sqaroj shqiptarët se cfarë është thënë në atë ballafaqim.
Deputeti Doshi ka pohuar dy ditë më parë se ai do të publikonte të vërteta rrënqethëse në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, Doshi dhe Frroku.
Dhe ai ka pohuar mbrëmjen e sotme se dëshmitari Bami u kërcënua nga njerëzit e Ilir Metës, për fëmijët e tij.
Pyetje për deputetin Doshi nga Kastriot Islami: Si reagoi kryeministri kur e njoftuat
Doshi: Më datën 6 kam takuar Saimir Tahirin, i ka shpjeguar të njëjtat gjëra siç mi kishte shpjeguar mua. Pas 2-3 ditësh Durim Bami ka shkuar sërish në Ministrinë e Brendshme, ka dalë e ka marrë Drejtori i Policisë së Tiranës, Çipa, dhe është bërë takim pa praninë time. Pas këtij takimi kam qenë unë prezent, kur drejtori i Policisë ka shkruar 9 faqe dëshmi të Durimit siç e ka dhënë në video. Presioni i Ilir Metës shumë i madh. Meta dyshonte se Rama po më mbështeste mua. Rama ishte në presion dhe zgjodhi Ilir Metën.
Frroku më ka thënë se “Të ka ruajtur Zoti”. Meta nga parlamenti erdhi të më takonte tek “Il gusto” që të jepte përshtypjen sikur ishte mik i imi. Toni i Kombinatit ka thënë duhet vrarë Tom Doshi se ka marrë vesh të vërtetën. Nuk kisha pse ta sajoja. Me Ramën kisha marrëdhënie shumë të mira, me Metën kisha marrëdhënie shumë të mira, sa kishim festuar ditëlindjen e Taulant Ballës. Me Prokurorin e Përgjithshëm kisha marrëdhënie shumë të mira. Kolegët e mi kanë frikë të më marrin në telefon se e merr vesh Ilir Meta. Nuk kishte pse të ishte sajesë. Unë zgjodha rrugën të dilja publikisht. Po u mbyll kjo çështje nuk ka më institucione, nuk ka drejtësi. Durim Bamit i ka shkaur polici i RENEA-s, me maskë në dhomën e hetimit dhe i tha që po fole ata do të vriten. Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët ia kanë marrë dhe i kanë thënë po folët fëmijët i keni në filan vend dhe e di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.
I kam thënë Durim Bamit, t’i them prokurorëve të të çojnë në spital, jo tha se atje ka ilaçe, kishte frikë se e vrisnin. Vetë më ka thënë Prokurori i Përgjithshëm se kjo çështje nuk do të mbyllet. Nuk është marrë asnjë tabulat, nuk është bërë asnjë hetim.
Prokurorët: Nuk mund t’iu japim përgjigje pyetjeve të zotit Halimit, pasi çështja është në gjykim. Ka një sërë provash hetimore, ato që janë të nevojshme i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Të jemi të qartë me ju, nuk po iu kërkoj se sa prova keni. Po iu kërkoj këtë provë, e keni apo jo? Nuk po iu kërkojë ta nxjerrim në media. Nëse e dispononi ti vihet në dispozicion këshillit brenda ruajtjes së sekretit.
Prokurorët: Iu thanë se kemi një sërë provash që nuk mund të nxirren në pah veprimet hetimore. Provat i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Unë e kam të qartë, që unë ta kërkoj atë provë duhet ta dij a ekziston.
Doshi: Ekziston kjo provë…
Prokurorët: Kemi disa prova të nderuar deputetë, si kjo provë dhe provë të tjera që janë sekrete.
Halimi: Jam i qartë e kanë këtë provë dhe prova të tjera…
Doshi: Unë propozoj që mediat të dalin jashtë e të diskutojmë…
Halimi: Zoti Doshi lidhur me një takim të Metës me familjarë të deputetit tjetër, Zotit Mhill Fufi. A jeni në dijeni të këtij takimi, çfarë informacion keni? E dyta iu kanë thirrur personalisht po familjarët. Sa herë jeni takuar me kryetarin e Kuvendit për këtë ngjarje? E treta ju keni deklaruar se porositësi është Ilir Meta, cili është motive. Ju keni deklaruar se s’keni besim tek prokuroria, pse kërkoni hetim ndërkombëtar?
Doshi: Pse nuk kam besim tek prokuroria, si të kem unë besim kur prokurori natën që unë kam nxjerrë videon Eugen Beci transferohet në Elbasan. Ka qenë mik i Tonit të Kombinatit. Kemi punuar me prokurorët, kisha besim, morrën rrugë gjërat për mirë. Pranuan të bëja përgjim ambiental. Bëmë dhe një ballafaqim tjetër, me Durim Bamin, edhe me Mark Frrokun. Iu thashë prokurorë unë dua të jeni të gjithë këtu, do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Iu thashë që Durim Bamit i është kërcënuar me i vra fëmijët. Kjo është e rëndësishme, duhet me i marrë dhe familjen në mbrojtje. Këtë shqetësim ia kam shprehur edhe malësorit. Jemi malësorë tani të themi të vërtetën. Në atë material që ka ai në dosje, përgjimi është bërë me kërkesën time, aparaturën e kam vënë unë në trup. Ta zbardhin e ta shofin kush është e vërteta. Pse Durim Bamit duhej ti vrisnin fëmijët, pse i është bërë atentat atij. Si shkon polici i RENEA-s e i jep adresën se ku ndodhet familja e tij? Pse s’merren kamerat në Drejtorinë e Policisë? Kjo është e vërteta. Kjo është e vërtetë, prokuroria ka manipuluar provat. Nëse duan ta zbardhin, është rasti për të sjellë prokurorë ndërkombëtare, prokuroria është e mbytur në llum. Sillni materialin e shikojmë dhe nxjerrim përgjegjësi kush ka manipuluar provat. Pse mos shkoj kryeprokurori i përgjithshëm për të dhënë shpjegime. Nëse do pyetej ai do thoshte po, e përgjegjësi binte mbi të. E për këtë të nesërmen nxjerr urdhër arresti. Pse prokuroria nuk merr kamerat në Hanover, thonë se nuk e shohin të nevojshme. Nuk duan ta zbardhin. Kryetari i Sigurisë Kombëtare shkon e takon një kriminel.
DEBATI NE KESHILLIN E MANDATEBVE. ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Ky debat deshmoi sot me 25 mars,nje hap te rendesishem perpara te demokracise te atdheut , qe po perpelitet 23 vite me nje demokraci foshnjore per shume shkaqe qe dihen.Shqiptaret pane dhe degjuan me trasparence gjithe procesin, i cili evidentoi qarte mekatet qe ka politika jone drejt reformave jetike per ne BE. Drejtuesi i seances,Z.Dule,Z.Doshi, avukatet e Doshit, dy perfaqesuesit te dy partive koka te politikes, dhe prokuroret, gjitheseicili tregoi vecorite tipike te tyre ne fazen qe po kalojme.Z.Dule duhet lavderuar derisa mbajti ate rreegull,ngaqe perseri regulli i komunikimt u shkel,duke deshmuar mungesen e edukates te politikaneve per debat normal. Quaj normal ate debat,ku ne te njejten sekonde nuk flasin kure 2,3 apo me shume diskutante.Ky regull Nr.1 i komunikimit,eshte regulli i arte i tij, qe edhe ketu u shkel,Me shume e shkelen perfaqesuesit e PD-ke,duke mos respektuar Z. Dule. Me keq nga te gjithe ne seance u zhyten prokuroret,fytyrat e te cileve media i maskoi,po keshtu edhe avukatet,pse ky mekat? Z.Doshi kishte ekuiliber dhe respektoi regullat e debatit.Ajo qe dominonte ne seance ishte aspekti qe politika vazhdon ne atdhe te dominoje,te fute “tryelat ” e saj, edhe atje ku nuk i takon.Shume pyetje qe u bene ishin intresante, dhe keto ishin me te thjeshtat e pyetjeve.Ristani paska gabim,pasi ben pyetjen e riperserit disa here duke renduar,ngateruar, qellimin e saj.Po keshtu Islami bombardon me aq pyetje sa veshtire tu pergjgjesh te gjithave.Ristani kete gafe nuk e kish, bente pyetjet nje nga nje.Kulmi i gafave te procesit eshte dhe mbetet problemi i FAKTEVE . Te vjen shume keq, te sqarosh prokuroret apo juristet, si procedojne ata pa FAKTET. I gjithe progresi njerezor mbi faktet bazohet,mbi faktet evolon,pa to shkaterohet.Ky proces ju tregon shqiptareve fazen ku kalon atdheu.Pse ,kush i nxit Prokuroret te flasin pa faktet?Eshte faza ku te vertetat nuk mund te maskohen me si jane maskuar deri me sot.Ne se ngelem fukatrenj, vjen nga qe te vertetat 45 +23=68 vite me shume jane fundosur dhe pak jane zbardhur.Nga kjo gangrene jo vetem politikanet do heqin dore, ndryshe s’behet,por edhe c’do shqiptar nuk nderton begatine e tij me mashtrime, intriga,me hidhja t’ja hedhim.Ky virus po vdes, me qeverine Rama.
Procesin Doshi,mjer politika po e baltosi,po e fundosi,ngaqe do beje armiq shumicen e shqiptareve.Ndersa prokuroria dhe gjykatesat qe do eresojne kete proces me mire te dorehiqen, se sa te vazhdojne me metodat e kalbura te se kaluares.Atdheu ka domozdoshmeri ne c’do cep te tij, vecan ne Tirane,per ndershmeri ne gjyqet,per drejtesi pa e komanduar politika, per shtet vertet ligjor.Kur njeriu fillon te pasurohet me pislleqe,fillon edhe shkaterimi i tij,po keshtu edhe kombi,politika apo biznesmenet.3/25/2015-te SHBA. Ligor Luarasi.