ParlamentarePolitika

“Doshi-Frroku”, PD kërkon të shtyjë votimin për arrestimin

Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë sot për fatin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi Këshilli për Imunitetin i hapi rrugë arrestimit të tyre. Raporti i Këshillit i miratuar në mbledhjen 5 orëshe të mbrëmjes së të mërkurës ka mbërritur në Parlament për t’u hedhur në votimin e fshehtë.

Gjate seancës plenare ne Kuvendin e Shqipërisë
Gjate seancës plenare ne Kuvendin e Shqipërisë

Pavarësisht debateve të forta, opozita dhe mazhoranca bashkuan dje votat duke i thënë “Po” kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e Doshit dhe Frrokut përballë akuzave se inskenuan historinë e atentatit ndaj Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi, duke përdorur Durim Bamin si vrasës të mundshëm me pagesë.

Por opozita dhe mazhoranca ndanë qëndrimet sa i përket videos së re që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se disponon e ku shfaqet i ndaluari Durim Bami duke deklaruar se dëshmitë para hetuesve i ka bërë nën kërcënimin e njerëzve me pushtet. Opozita kërkoi që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ta merrte në shqyrtim si provë pretendimin e Doshit, ndërsa mazhoranca votoi duke e rrëzuar këtë kërkesë me argumentin se provat e Prokurorisë janë të mjaftueshme.

Ora 11:08 Rama: PS do largohet nga Kuvendi nëse shkelet rregullorja
Rama: Po ju kërkoj edhe njëherë respektoni rregulloren dhe po ju citoj rregulloren: Në këtë seancë plenare fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi, votimi është i fshehtë. Së pari sot në këtë pikë jemi në një situatë specifike të caktuar nga rregullorja. Edhe përtej kësaj pike ju kërkoj të zbatohet rregullorja në këtë Kuvend. Unë ju siguroj se PS do të tërhiqet nga ky Kuvend në çdo moment që do të shkelet rregullorja. S’mund të pranojmë të japim çdo të enjte një shfaqje të shëmtuar

Ora 11:05 Flet Meta: Opozita ka zgjedhur t’i mbajë iso një falsifikatori raportesh
Meta: I nderuar zoti drejtues i seancës. (opozita thirrje në sallë për dorëheqjen)
Zoti Beqaj ju lutem ilaçet.
Personalisht ndihem shumë mirë që jam ulur në vendin tuaj (duke ju drejtuar Dules) Ju përgëzoj për tolerancën tuaj të jashtëzakonshme, por dua t’ju kritikoj për intolerancën tuaj të treguar pak më parë këtu. Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparente
Ndërhyn Topalli: Jep dorëheqjen
Meta: Një deputet ka falsifikuar raport mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetetat
(opozita thirrje në sallë)
Meta: Filluan krizat zoti Beqaj ilaçet
Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht.
Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve, ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme.

Ora 10:55 Debatet Berisha-Dule
Berisha: Ndjehesh komod që ulesh në vendin e një njeriu të akuzuar për dy vrasje. Ai bllokon paraqitjen e provës se i ka dërguar në qeli Durim Bamit xhelatin e i ka thënë të pres kokat e fëmijëve nëse dëshmon të vërtetën. Nëse ky është trillim ai që e ka bërë meriton ndjekje vetëm për këtë. Por në rast se është e vërtetë aty duhet të ishte Ilir Meta. Ti je Parti e të drejtave të Njeriut, dhe në një farë mënyre me këto veprime duket sikur bëhej avokatia e Ilir Metës me bllokimin e provës, çka stononte me zhvillimin e seancës. A ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një gërmë këtu. Mirë ne që e ndoqëm seancë, por a duhet të njihen ata që se ndoqën. Të gjitha këto janë në funksion të një njeriu.
Dule: Askush në këtë sallë dhe në Këshill nuk e kishte të dëshirueshëm praninë e tij si në zhvillimin ashtu edhe në vendimmarrje. Ka dhe disa rregulla loje, drejtimi i seancës është e drejtë kushtetuese.
Rama: Ju lutem respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores. Të procedojmë siç e parashikon rregullorja. Muhabetet e shtëpisë së oficerëve t’i bëjnë atje.

Ora 10:50 Debate Topalli-Dule
Topalli: Zoti kryesues i seancës, në Parlament ka një histori, në zyrat e kryesisë së Kuvendit ka një arkivë. Shumë deputetë kanë qenë të pranishëm, ka pasur shumë kërkesa për heqje imuniteti. Në momentin që vjen një relacion nga prokuroria për të kërkuar heqjen e imunitetit, ka një praktikë, Këshilli i Rregullores e ka për detyrë për të kërkuar bashkangjitur me relacionin e Prokurorisë, dokumentet bashkëngjitur. Vota kundër e mazhorancës për të mos pranuar provat shtesë është e paprecedentë. Nuk mund të gjykohet pa provë, ju dje votuat kundër marrjes së provës. Unë ju kërkoj ti merrni prokurorisë provat dhe dokumentet shtesë.
Dule: Është një çështje që u diskutua edhe në Këshill. Kodi i Procedurës Penale është amenduar në 2014 dhe tashmë kërkohet vetëm relacioni. Rastet që ju i referoheni janë bërë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button