☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Doshi i lëshoi raport mjekësor vetes”

Pak minuta para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Spartak Braho, kryetari i Komisionit të Sigurisë denoncoi si të falsifikuar raportin mjekësor të deputetit Tom Doshi, për të mos u paraqitur në këshill.

Spartak Braho, kryetari i Komisionit të Sigurisë
Spartak Braho, kryetari i Komisionit të Sigurisë

[poll id=”7″]Braho tha se, është bërë një mashtrim i ri nga Doshi, kjo pasi raporti është lëshuar nga një mjek, i cili është bashkëshorti i nëpunëses së Marrëdhënieve Publike, në kompaninë e deputetit të Qarkut të Shkodrës.

“Ç’lidhje ka ky mjek me këtë çështje! Mjeku Eduart Shota siç rezulton nga certifikata, është i martuar me zonjën Aureola Shota. Zonja Aureola Shota është punonjëse e “Profarmës” me detyrë nëpunëse e Marrëdhënieve me Publikun. Pra me një fjalë Toma i ka lëshuar raport mjekësor Tomës. Ashtu si video e Tomës me Durim Bamin, ashtu si dhe dëshmia e Petrit Cinarit, që po merrte një apartament dhuratë nga Doshi. Lëshimi i këtij raporti mjekësor është një fakt falsifikimi dhe sajese, dhe prokuroria duhet ti shkojë deri në fund”, tha deputeti i LSI-së.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtonte të hënën, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, për t’i dhënë kështu autorizimin organit të akuzës për t’i arrestuar. Por, marrja e vendimit u shty për sot në rën 18:30.

Doshi paraqiti një raport mjekësor përmes avokatit të tij Vladimir Meçe, ku theksohej se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ishte në kushte të favorshme për të parashtruar para deputetëve mbrojtjen e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.