☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,981 ▲ +0.08% ETH $2,053 ▼ -0.28% XRP $1.3234 ▲ +1.57% SOL $80.4600 ▲ +1.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Doshi me 2 avokatët hyn tek ‘Mandatet’.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend është mbledhur sërish sot pasdite në orën 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës ndaj dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Tom Doshi
Tom Doshi

Mbledhja drejtohet nga N/Kryetari Vangjel Dule. Të pranishëm në këtë mbledhje janë përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe deputeti Tom Doshi me dy avokatët e tij, pasi dje ai deklaroi se do të paraqiste mbrojtjen por edhe “fakte rrënqethëse”. Përfaqësuesit e opozitës, si Halimi, Ristani, kanë kërkuar që në krye praninë e medias, sëbashku me deputetin Doshi, por kërkesa e tyre nuk është pranuar menjëherë. Pas debateve të ashpra, mediat janë lejuar të futen.

Ditën e hënë, më 23 mars, deputeti Tom Doshi arriti ta shtyjë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke pretenduar se ka probleme me shëndetin. As ai e as deputeti tjetër Mark Frroku nuk ishin të pranishëm në atë mbledhje.

Dje, Doshi njoftoi: “Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet dhe në Komisionin e Mandateve do të bëj publik dhe një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do të mbetet asnjë shqiptar i paqartë për hetimet që janë bërë, si është fshehur e vërteta dhe si janë manipuluar deshmitarët kyç në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite.”

MBLEDHJA NIS ME DEBATE, OPOZITA KERKON MEDIAN. MAZHORANCA ME NE FUND HAP RRUGE

ORA 18:10 Mbledhja ka nisur me debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, sipas gazetarit Artan Hoxha. Opozita ka kërkuar që ajo të bëhet me dyer të hapura për mediat. Pas kundërshtive, mazhoranca ka lejuar që mbledhja të bëhet me dyer të hapura. Lidhur me këtë fakt, ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vërejtur në Fb se “mbledhja e Këshillit të Rregullores në gjithë praktikën parlamentare është bërë përherë vetëm e hapur”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.