☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Doshi: Tërhiqni arrestimin tim, nëse s’doni të dalë sekreti hetimor

Pas nisjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti Tom Doshi deklaroi se çdo provë që përmban Prokuroria për atentatin është e manipuluar. Ai kërkoi nga organi i akuzës që të tërheqë kërkesën për arrestimin e tij, përndryshe paralajmëroi se do të bëjë publike disa fakte të reja.

Tom Doshi perpara se te hynte ne Komisionin e Mandateve
Tom Doshi perpara se te hynte ne Komisionin e Mandateve

[poll id=”7″]Por Prokuroria bëri me dije se është e ndaluar bërja publike e fakteve që lidhen me çështjen. Duke qenë se çështja është ende në proces, përfaqësuesit e organit të akuzës refuzuan të bëjnë publike provat që Doshi u kërkoi, pasi ato përbëjnë një sekret hetimor.

20:10 Ekziston një tjetër video me Durim Bamin

Avokati: Në datën 13. 3. 2015, me kërkesën e deputetit Tom Doshi, kërkesë e pranuar si e ligjshme nga Prokuroria, ka bërë një përgjim ambiental mes Tom Doshit dhe Durim Bamit që është filmuar me kamera dhe është regjistruar audio.

Nga ky përgjim ambiental, Durim Bami ka deklaruar para Tom Doshit që ndryshimin e deklarimeve e ka bërë në kushtet e presionit nga njerëz të pushtetit. Është e domosdoshme që këshilli të dëgjojë këtë video, dhe të sqarohet çështja plotësisht. Doshi ka nënshkruar një marrëveshje që nuk do ta bëjë publike videon, por në atë kohë ka qenë në rolin e dëshmitarit, ndërsa sot është në rolin e të akuzuarit.

19: 44- Avokati i Doshit: Kërkesa për arrestim ka prapavijë politike

Avokati i Tom Doshit deklaroi gjatë mbledhjes së kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e deputetit Doshi, është e nxituar, dhe ka prapavije politike:

Avokati: Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit u bë pa kryer hetime të mëtejshme mbi çështjen. Nuk mund të shkelen të drejtat e deputetit edhe nëse është nën hetim. Me veprimet e Prokurorisë është shkelur parimi kushtetues për barazi para ligjit. Akuzat ndaj deputetit Doshi janë të motivuara nga elementë të politikës.

Prokurorët kanë për detyrë të tregojnë se motivimi i tyre është vetëm arsyeja. Të kryhet hetim parlamentar nëse ndaj prokurorisë ka pasur ndërhyjë nga një institucion tjetër.

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm është e nxituar. Deputetit i janë mohuar kërkesat bazike. Kërkesa për kontroll të banesës nuk ka baza të sinqerta. Kërkesa nuk lidhet me sjellje kriminale, por ka arsye për të dyshuar për një prapavije politike të kësaj kërkese.

Debatet në Këshillin e Mandateve:

Doshi: Ju keni bërë një kërkesë për arrest. Ku keni kërkuar që të mbetem si dëshmitar, por sot nuk ka më sekret hetimor të gjitha provat të paraqiten këtu.

Prokuroria: Është e ndaluar bërja publike e fakteve që lidhen me çështjen, duke qenë se çështja është ende në proces..

Doshi: Tërhiqni kërkesën që keni bërë për efekt hetimor.

Prokuroria: Nuk kemi asnjë shkak për të tërhequr kërkesën. Relacioni përmban provat, operoni jepni mendimin tuaj

Doshi: E rëndësishme është që shqiptarët të dinë se çfarë është bërë. Të tërhiqet kërkesa ose do të bëj publike fakte të tjera.

Dule: Rregullorja parashikon debate të kësaj natyre. Ju zoti Doshi jeni njohur me kërkesën e Prokurorisë, do t’ju lutesha të paraqisni qëndrimin tuaj dhe vërejtjet tuaja pa cenuar atë që nuk na lejon ligji.

Doshi: Prokuroria e Përgjithshme ka manipuluar ligjin. Akuzat që ngriti nuk ekzistojnë.

Ristani: Prokuroria ka sjellë një kërkesë për ju, është momenti që ju të jepni shpjegimet tuaja.

Doshi: Prokuroria ka manipuluar provat dhe akuzat ndaj meje nuk ekzistojnë.

Ristani: Zoti Doshi, jemi në momentin që prokuroria ka prurë një relacion që shpjegon kërkesën ndaj jush për të cilën ju jeni i njohur ne jemi të njohur, dhe relacioni ka dalë edhe në media. Megjithatë, është momenti që ju duhet të jepni shpjegimet tuaja për kërkesën që ka bërë prokuroria.

Doshi: Do t’ja jap fjalën avokatëve të mi, pasi të mbarojnë ata, flas unë.

Dule: Më falni, zoti Islami e ka fjalën

Islami: Konkurojnë dy kallëzime, një kallëzim bërë nga prokurori për vrasje dhe një kallëzim për dy deputetë, mesa kuptoj unë sot po diskutojmë për këtë të dytën, nëse Doshi insiston për akuzën e parë, se të dyja janë të lidhura, përbën për ju sekret që zoti Doshi vazhdon të publikojë fakte për akuzën e parë që ju vazhdoni ta konsideroni zero?

Dule: Xhafa e ka fjalën

Xhafa: Ne duhet të fillojmë procesin sipas rregullores. Bëmë një diskutime, e bëmë me mediat. Në këtë moment nuk ka më debat midis nesh dhe zotit Doshi. Duhet të flas Zoti Doshi, ose përfaqësuesit ligjorë që duhet të parashtrojnë kërkesat e tyre. Tani duhet të flasin avokatët.

Halimi: Për të sqaruar dhe organin e akuzës por dhe qytetarët, dua të bëjë të qartë se nga ana formale ne si deputetë të opozitës shprehemi në favor të çdo kërkesë që do vijë nga Prokuroria. Por dhe thelbi i kërkesës ne duam ta bëjmë transparente, se cila është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Për çfarë akuzohet deputeti, ne këtë duam ta diskutojmë.

19:00 Mblidhet Këshilli i Mandateve

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi është paraqitur bashkë me dy avokatët e tij në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të tij. Kërkesa për  t’i hapur rrugë arrestimit të tij për akuzat e deklarimit të rremë.  Ndërsa Tom Doshi do të jetë i pranishëm, Mark Frroku nuk do të mbarë pjesë në mbledhje. Frroku ka paraqitur një kërkesë për hetim në gjendje të lirë.

Prokuroria e Përgjithshme pas denoncimit të bërë nga Doshi për tentativë për eliminimin fizik të tij, mori dëshmi nga zyrtarë të lartë që kishin dijeni për çështjen. Në fund, organi i akuzës vendosi që të kërkoi nga Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës ndaj dy deputetëve, Tom Doshi dhe  Mark Frroku.

Aktualisht, anëtarët e Këshillit po debatojnë nëse mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të hapura për medien apo me dyer të mbyllura. Deputetët e mazhorancës kërkojnë që gazetarët të mos jenë të pranishëm, ndërsa opozita kërkon që takimi të jetë i hapur.

 – vijon –

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.