☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.54 ▲0.32%
ARI 4,263 ▼6.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,217 ▼ -0.65% ETH $2,042 ▼ -1.9% XRP $1.3684 ▼ -2.01% SOL $85.7200 ▼ -1.87%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dosja e plotë/ Djali tregon si zbrazi gjithë fishekët mbi të atin: Më gjuajti me grusht dhe…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë dosjen hetimore për krimin e ndodhur në familje disa ditë më parë në Bathore.

Mirald Metallari vrau me armë zjarri babanë e tij, oficer policie dhe plagosi nënën pas një konflikti për motive të dobëta.

Prokuroria ka kërkuar burg për Metallarin. Sipas hetimeve, Metallari dhe babai i tij kanë qenë duke punuar për suvatimin e murit të avllisë para se të ndodhte ngjarja.

Ata janë konfliktuar pikërisht për suvatimin, deri sa Miraldi ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi babanë dhe ka plagosur nënën e tij, që ndërhyri t’i ndante.

Ngjarja ka ndodhur 3 javë para dasmës së të motrës së Metallarit.

Dosja e plote 

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për caktimin e masë së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mirald Metallari, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë e referimit policor, sipas të cilit, mesditën e datës 24.07.2017, Mirald Metallari dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë tip pistoletë babain e tij, shtetasin Miftar Metallari, si edhe ka plagosur nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari.

Me marrjen e njoftimit është formuar grupi hetimor, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kontakti i parë është mësuar se shtetasi Mirald Metallari, pas një konflikti çasti që ka patur me të atin , shtetasin Miftar Metallari, ka marrë armën e këtij të fundit dhe  ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë  të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar  me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar  nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë. Me marrjen e këtij  njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, shtetasi Mirald Metallari, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë.

I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Miraldi ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit .

Aty ka marrë armën e shërbimit të  babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja.

Nëna e tij  ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Miraldit, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës.

Më pas Miraldi thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë,  e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen.

Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali  e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.