☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▲ +0.54% ETH $2,001 ▲ +0.04% XRP $1.3346 ▼ -0.33% SOL $82.4200 ▼ -0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Gërdeci”/ GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në proces, në seancë përfaqësues të ambasadës amerikane

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu.
Avokati Dorian Matlija e konsideroi një arritje vendimin e gjykatës së posaçme, ndërsa 290 persona, mes tyre të dëmtuar dhe familjarë të viktimave të tragjedisë do të kontaktohen nga gjykata.

Avokati: Historia e pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave është një luftë shumë e  gjatë. Ka qenë shumë e vështirë të ndryshohej që të arrinte kjo pikë e sotme, pra të jenë krah për krah me të gjitha palët e tjera. Numri është i madh, dhe ky ishte hapi më logjik që do të duhej të bënte gjykata. Ata kanë të drejta për të kërkuar çdo gjë që debatohet atje. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Interesi i familjarëve nuk kanë qenë që një njeri të futet pas hekurave, por të zbardhet ngjarja, vetëm e vërteta i çliron njerëzit nga vuajtja.

Zamira Durda: Një fitore e vogël por këtë e kam kërkuar prej 2009. Provat janë publike. Djali im është vrasje, krim shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes. Atje armatimet erdhën, urdhri ministrisë bëri vrasjen e djalit tim.

Seanca e kësaj të mërkure ka tërhequr edhe vëmendjen e amerikanëve, ndërsa në gjyq ishin përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Familja Durda, që humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit, për të ndjekur pretencën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6 vjeç në këtë tragjedi. Nga analizimi i pretendimeve në kërkesën për rihapjen e hetimeve, rezulton se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut dhe të rihapen hetimet ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Më herët, gjyqi ndaj ish-ministrit ka dështuar dy seanca me radhë për shkak të avokatëve mbrojtës të Mediut të cilët nuk janë paraqitur. Gjykata më herët ka urdhëruar në mungesë të avokatëve që ish-ministri të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.