Dosja greke e ish-policit. Avokati: U dënua për përdorim e trafik droge
Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.
“Efthimios Efthimiou ishte pjesëtar i forcave policore greke, por është përjashtuar për shkelje të rënda ligjore nga trupa e policisë. Është akuzuar për shumë shkelje ligji në të kaluarën, për disa është dënuar dhe për disa ka dalë i pafajshëm. Është me origjinë nga Arta, nëna e tij ka vdekur, kurse babai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë”, tha më tej Sakis Kehajoglou.
Në bisedën që Kehajoglou ka bërë me avokatin shqiptar të Efthimios Efthimiou, ky i fundit i ka thënë se klienti i tij këmbëngul që është i pafajshëm.
Juristi grek nuk e ka përjashtuar një vizitë në Tiranë, duke pasur besim te juristët shqiptarë për një bashkëpunim në çështjen më në zë të ditëve të fundit në Shqipëri, për të cilën edhe zyrtarë të lartë të Rendit në Greqi kanë pohuar se është rasti i parë, që një ish-polic grek akuzohet si ekzekutor me pagesë, madje në territorin shqiptar.