🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.27 ▼0.12%
ARI 4,718 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,131 ▼ -1.07% ETH $2,129 ▼ -1.36% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $80.4500 ▼ -2.59%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.27 ▼0.12 % ARI 4,718 ▲0.72 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.27 ▼0.12 % ARI 4,718 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dosja ‘Hajdari’/ Apeli pranon kërkesën e Izet Haxhisë: Rigjykim!

Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën për rigjykim të Izet Haxhisë, ish-truproja i ish-kryeministri Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Apeli ka vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykaten e Shkallës së Parë, çka do të thotë fillim i procesit gjyqësor nga e para për Izet Haxhinë. Procesi do të nisë me një tjetër trupë gjykuese e gjyqtar.

Prishjen e vendimit nr.318 (316) datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të asaj gjykate”- thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.

Më herët Izet Haxhia dhe avokatit Bashkim Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese si Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi me arsyetimin se kjo trupë nuk mund të garantojë një proces të paanshëm.

Në 2006, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj vitit të kaluar ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.