DPD: Bllokim 3 ditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinēs
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informoi sot se në tre ditët e ardhshme do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në kalimet doganore drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Sipas DPD-së, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar të transportuesve në këto vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.
Përjashtim nga kufizimet do të bëhet vetëm për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, për rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e autoveturave.
Administrata Doganore bën të ditur se situata do të ndiqet në kohë reale dhe do të jepen njoftime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.