Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,471 ▲ +0.52% ETH $2,146 ▲ +0.24% XRP $1.4426 ▼ -0.39% SOL $89.8400 ▲ +0.98%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Draft-rezoluta e Fleckenstein, negociatat pas reformës

Me një gjuhë relativisht pozitive, draft-rezoluta e hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, inkurajon Komisionin Europian për të paraqitur raportin e ndërmjetëm me synimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, sapo të miratohet reforma në drejtësi.

Një çështje që, megjithëse mbizotëron në 6 faqet e dokumentit, përbën dhe Amendamentin e parë mbi tekst, me propozim të vetë hartuesit social-demokrat, edhe me pëlqimin e PPE-së, që pa nisur shqyrtimi në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Me “keqardhje”, draft-rezoluta vëren “debatin e pakuptimtë” dhe “mungesën e frymës së bashkëpunimit dhe kompromisit tek delegacioni shqiptar” të vërejtur gjatë takimit të fundit ndërparlamentar. Ndërsa vlerësohet miratimi i ligjit të ashtuquajtur “për dekriminalizimin”  dhe marrja e disa masave nga Tirana, në dokument “mbetet shqetësimi për korrupsionin e gjithëpërhapur, veçanërisht në arsim, shëndetësi, gjyqësor, prokurim publik, qeverisjen lokale”.

Nga autoritetet vendase kërkohet një ligj “për mbrojtjen e informatorëve” dhe përmirësimi i dëshmive mbi “hetimet, ndjekjet e dënimet në të gjitha nivelet” për rastet e korrupsionit, por dhe të krimit të organizuar, ku shënohet një numër i ulët dënimesh.

Përsëriten gjetjet e raportit të Komisionit mbi zgjedhjet lokale të 2015-s, lirinë e medias (AMA e TVSH),ekonominë, zbatimin e të drejtave themelore, veçanërisht për minoritetet dhe grupet vulnerabël të shoqërisë, si dhe zgjidhjen e çështjes së pronave.

Ndërsa njeh rolin konstruktiv në rajon, si zakonisht dhe dialogun ndërfetar në vend, draft-rezoluta e PE-së vëren me shqetësim se “Shqipëria është e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj dhe radikalëve islamik”.

Eurodeputetët kanë afat deri më 25 shkurt për të paraqitur amendimet e tyre pranë Komitetit të Jashtëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.