Drejtoria e Policisë së Elbasanit me strukturë të re, vettingu votohet në janar
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ishte sot në Elbasan ku ka prezantuar strukturën e re të Drejtorisë së Policisë së këtij qarku, ndërsa bëri me dije se ligji për vettingun në polici është gati dhe në janar do të votohet në Kuvend.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mblodhi sot në Elbasan drejtuesit e 12 qarqeve në vend.
Gjatë një prononcimi për mediat, Xhafaj u shpreh se ishin tre pika kryesore që u diskutuan gjatë takimit. “Së pari u diskutuan problemet e rendit dhe sigurisë. Këtu diskutuam dhe për çështjen e abuzimit me ujin e pijshëm apo Energjinë Elektrike. Pjesa e dytë e takimit ishte projekti pilot për riorganizimin e drejtorisë vendore, dhe komisariatet në qarkun e Elbasanit. Kjo vjen si një nevojë e kësaj Policie për të rritur kontrollin dhe forcuar marrëdhëniet polici-qytetarë”, tha ministri.
“Sikur e kam thënë Elbasani pati një situatë jo pozitive, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur. Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati. Ajo që pamë ishte koncepti sesi do të bëhet ky organizim dhe pjesë e saj është edhe efektiviteti, por nuk mund të bëhen brenda orës, por duhen kohën e tyre për t’i përgatitur dhe debatuar. Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi çdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën e duhur”, tha ministri.
Së treti, shtoi Xhafaj, u diskutua dhe për projekt ligjin e Vettingut në polici. “Këtu me lini t’ju bëjë me dije se ligji është gati për tu votuar në kuvend gjatë muajit janar”, tha Ministri Xhafa.
I pyetur për problemet e rendit në qarkun e Elbasanit dhe për përplasjen mes dy fiseve, Çapja dhe Çelajve, Xhafaj tha se hetimi vijon dhe nuk mund të mbyllet brenda një dite. “Përsa i përket cështjeve që lidhet me kriminalitetin në Elbasan, vijon që të mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë. Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë. Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar”, tha ministri.
Kuvendi i shqiperise tu kerkoje SHBA dhe BE qe te vsjellin urgjrnt NATO ne Tirane dhe te bombardohn familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Leka Zogu,Familen e lavires Nexhmije Hoxha,Familjet e hajduteve Fatos Nano,Ilir Meta.,Monika kryemadhi,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani Adriatik LLalla,Xhezair Zaganjori Bashkim Dedja dhe deputetet e PD,LSI,PS qe po sabotojne reformen ne drejtesi dhe vetingun.Ne Janar te folloje bombardimi,Eshte naivitet shqipetar dhe nderkombetar te presesh te zbatohet reforma ne drejtesi dhe vetingu nga hajdutetet shqipetare dhe nga kopeja e krimineleve te sali Berisha