Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,412 ▲ +1.17% ETH $2,150 ▲ +1.15% XRP $1.4414 ▲ +0.63% SOL $89.6700 ▲ +1.49%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Drejtuesi i BERZH në Shqipëri, Denk:Lançojmë në korrik, mbështetjen financiare për agrobiznesin, sektorin kyç të ekonomisë

Në një prononcim për ATSH-në, Drejtuesi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, Christoph Denk shprehu mbështetjen e BERZH-it për zhvillimin e agrobiznesit në Shqipëri, duke e konsideruar atë si sektorin potencial me mundësi të mëdha rritje në ekonominë e vendit.

“BERZH në bashkëpunim me Bankat Tregtare në fund të muajt korrik do të lançojë projektin e mbështetjes financiare për agrobiznesin shqiptar”-tha Denk.

“Një nga sektorët që ne vlerësojmë se ka potenciale të mëdha për t’u zhvilluar është agrobiznesi dhe ne mendojmë që të suportojmë gjithë rrjetim që lidhet me këtë sektor, duke filluar nga prodhimi, përpunimi, shpërndarja dhe deri tek shitja”, deklaroi drejtori i BERZH-it.

Mbi bazën e kësaj strategjie bëri të ditur Denk, ne po punojmë me Qeverinë Shqiptare për të lehtësuar aksesin në financim për kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit.
“Ne jemi në bashkëpunim me Bankat Tregtare në Shqipëri dhe shpresojmë që në fund të muajt korrik 2016 të lançojmë këtë projekt”.-tha ai.

Bujqesia dhe agrobiznesi jane sektorë të rëndësishëm të ekonomise dhe burim jetese për gjysmën e popullsisë. BERZH, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare po konsideron një strukturë financimi deri ë 100 milion Euro për zbatimin e Projektit për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri. Projekti përbëhet nga një ndërthurrje e linjave të kredive ndaj institucioneve, partnere financiare (“IPF”-të) për huadhënien në sektorin e agrobiznesit, dhe istrumenteve të ndarjes së riskut të kredive në nivel portoli për sektorin e agrobiznesit me IPF-të e përzgjedhura në Shqipëri. Perveç kontributit të BERZH prej 100 milion Euro, projekti do të përfitojë një Mbulim Risku për Humbjet e Para i financuar nga Qeveria Shqiptare dhe gjithashtu do të përfshijë financim të mëtejshëm nga IPF-të.

Që prej fillimit të operacioneve në Shqipëri, BERZH ka investuar gati 1 miliard euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.