Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.98 ▲2.72%
ARI 4,750 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,055 ▼ -0.3% ETH $2,182 ▼ -2.23% XRP $1.3347 ▼ -2.64% SOL $82.3000 ▼ -2.5%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.98 ▲2.72 % ARI 4,750 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.98 ▲2.72 % ARI 4,750 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Dresdeni në pritje të acarimeve, “Pegida” brohorisin “Ne jemi populli”

Në përvojetorin e fillimit të protestave të lëvizjes “Pegida”, policia pret acarim të gjendjes, mes simpatizantëve dhe kundërshtarëve të kësaj lëvizje armiqësore ndaj të huajve.

Shumë shpesh është folur për përfundimin e protestave të lëvizjes armiqësore ndaj të huaje “Pegida”, të cilat zhvillohen në Dresden çdo të hënë. Por edhe dje në Dresden u mblodhën disa mijëra simpatizantë të saj për të shënuar përvjetoritn e protestave të tyre. Ata ishin të zemëruar shumë sepse këtë të hënë qyteti është i zënë me protestën e qytetarëve kundër tyre.

“Pegida” nuk ka më aq shumë simpatizantë sa në kohën e valës më të madhe të refugjatëve, por në përvjetorin e fillimit të protestave policia pret një pjesëmarrje masive në këto “shetitje”. “Patritotët evropianë që kundërshtojnë islamizimin e Gjermanisë” kanë mbetur megjithatë të kufizuar, vetëm në kryeqytetin e Saksonisë, sepse në pjesët tjera të Gjermanisë nuk ka pasur ndonjë mbështetje serioze. Ky është edhe shkaku pse “Pegida” ka ftuar në shënimin e përvjetorit pikërisht në Dresden.

“Dresden tregohu!”, kundër “Pegidës”

Dresden - Gegendemonstration zum Pegida Jahrestag (picture-alliance/dpa/J. Woitas)Demonstratat kundësr Pegidës

Deomonstrata e “Pegidës” kësaj radhe nuk do të mbahet të hënën, si zakonisht, sepse qyteti është i zënë me protestan e kundërshtarëve të “Pegidës”, e cila mbahet nën moton  “Dresden tegohu!”. Për këtë ditë janë paralajmëruar protesta të shumta kundër “Pegidës”. Policia ka bërë të ditur se në qytet do të ketë një prezencë të madhe të forcave të sigurisë. Kjo sepse ekziston mundësia e incidenteve, siç kishte edhe me rastin e shenimit të përvojetorit të 26 të ribashimit të Gjermanisë, me 3 tetor, kur simpatizantët e “Pegidës” kanë ofenduar rëndë edhe presidentin Joachim Gauck udhe Kancelaren Angela Merkel.

“Pegida” brohorisin “Ne jemi populli”, si në kohën e protestave kundër regjimit SED në Gjermaninë Lindore. Ata besojnë në këtë traditë dhe duan një “rezistencë” kundër “tradhëtarëve” dhe “diktaturës Merkel”, e cila “do të asgjësojë kombin” dhe me “shtypin e rrenave” po i shërben regjimit të urrejtur të SHBA-së.

Patrioti nga Tenerifa

Deutschland Pegida gegen Moscheen Plakat in Dresden (Getty Images/AFP/R. Michael)Pegida kundër fesë islame

Ata thonë se “ata që nuk e duan Gjermaninë, duhet të largohen nga Gjermania”. Koka e “Pegidës” është Lutz Bachmann. Por nuk është e qartë se si i formulon ai këto kërkesa. Sepse shefi i “patriotëve” gjermanë është zhvendosur ndërkohë dhe jeton në Tenerifa të Spanjës. Bachmann duket se megjithatë ende ka shumë mbështetës, sepse i ka mbijetuar dy përçarje në krye të kësaj lëvizjeje. Përçarja e parë ndodhi në janar 2015, ku në Facebook u bë publike një fotografi e tij në pozën e Hitlerit. Për këtë foto u denuar në shkallën e parë gjyqësore. Ndërsa së fundi ka ndodhur edhe përçarja me Tatjana Festerling, me kandidaten për kryetare të bashkisë në Dresden, me të cilën akuzohet për shpërdorime financiare dhe dallime në ideologji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.