Amerika

Dron mbi Shtëpinë e Bardhë, arrestohet një person

Një person u arrestua në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tentonte të ngrinte në fluturim një dron mbi rezidencën e Presidentit Barack Obama.

Shumë prej rrugëve në zonë u mbyllën nga policia si masë paraprake, edhe pse vetë Obama nuk ndodhej në ndërtesë, por ishte në Camp David për një takim me liderë të gjashtë vendeve të Gjirit Persik.

Për çdo rast, forcat e sigurise bllokuan të gjithë vendin duke ndaluar edhe lëvizjen e kalimtarëve atje, për të lejuar në këtë mënyrë kontrollet, masë kjo që zgjati disa orë.

Personi i ndaluar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po merret në pyetje nga agjentët e shërbimit sekret. Sipas një zyrtari federal, i cili foli për “Associated Press” në kushte anonimati, nuk është ende e qartë nëse i arrestuari kishte vërtet ndonjë synim ndaj Shtëpisë së Bardhë apo thjesht dëshironte të përdorte mekanizmin për të marrë disa foto nga ajri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button