Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 12 May 2026
S&P 500 7,413 ▲0.19%
DOW 49,704 ▲0.19%
NASDAQ 26,274 ▲0.1%
NAFTA 98.21 ▲0.14%
ARI 4,752 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,841 ▼ -0.15% ETH $2,342 ▼ -1.35% XRP $1.4737 ▲ +0.09% SOL $97.6500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 98.21 ▲0.14 % ARI 4,752 ▲0.48 % S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 98.21 ▲0.14 % ARI 4,752 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
12 May 2026
Breaking
Shendeti

Duhet t’i trembemi hantavirusit? Alimehmeti: Nuk është pandemi e re, OBSH raporton 10-100 mijë raste çdo vit – Tv Klan

Pas shqetësimeve të ngritura në nivel ndërkombëtar lidhur me raportimet për përhapje të hantavirusit në një kroçierë, nga i cili humbën jetën 3 persona, mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se ky lloj virusi nuk përbën një rrezik të ri për shëndetin publik dhe nuk duhet të shkaktojë panik.

“Është e rëndësishme që të themi direkt që nuk ka vend për panik. Nuk është një pandemi e re, nuk është një virus i ri. Është diçka që ne e njohim shumë mirë, është diçka që do izolohet shumë shpejt. Hantaviruset ne i njohim prej dekadash, që prej viteve 50. Është një familje hantavirusesh, përfshirë edhe këtë të Andeve.”, tha Alimehmeti.

Nga vijnë këto viruse? Kësaj pyetjeje mjeku i njohur iu përgjigj se këto lloj virusesh vijnë nga brejtësit, pra minjtë.

Ai sqaron gjithashtu se përse në rastin e krocerës që lundronte në Oqeanin Atlantik ishte më e thjeshtë përhapja e hantavirusit, ndonëse në kushte të tjera është shumë e rrallë që kjo të ndodhë. Mes të tjerash, Alimehmeti sqaroi se në nivel global nga Organizata botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportohen çdo vit nga 10 mijë deri në 100 mijë raste infektimesh.

“Nga minjtë. Ne e dimë që minjtë kanë sëmundje nga më të ndryshme dhe në mënyrë instinktive ne i rrimë larg dhe mbajmë pastërti, higjienë, kontroll. Në këtë rast nga pleshtat e minjve.
Jo të gjithë minjtë, tipe të veçanta minjsh. Se mos kujtojmë se çdo mi që kalon nëpër rrugë është ‘bombë bërthamore’. Ne i kemi kujdes vetë. Në Euro-Azi është e rëndësishme ta themi, transmetimi nga njeriu te njeriu nuk ndodh. Flasim për viruset që janë në Europë dhe në Azi.

Ky i Andeve në Amerikë është i vetmi që bën një përjashtim, por shumë, shumë të vështirë. Nevojitet një kontakt shumë i ngushtë. Është një udhëtim që zgjat shumë javë, rreth 3 muaj, në ambiente të vogla, të mbyllura e me radhë. Plus që koha, mesa duket ajo dritarja e virulencës, pra që dikush ta ngjisë, është tejet e ulët. Në një studim të vitit 2018 është parë që praktikisht në një ditë, një ditë e gjysmë kalohet nga njëri te tjetri. Vatrat kanë pak dhjetëra të sëmurë. Patjetër ka humbje jete sepse ka një përqindje vdekshmërie të lartë, por fatmirësisht numri absolut është tejet i vogël.

Sa është realiteti? Ne nga viti në vit, OBSH raporton nga 10 mijë deri në 100 mijë raste në vit. Tani pyetja pse u bë kaq mediatik ky problem i veçantë këtu, hajde ta diskutojmë ne, por nuk është një gjë e re.
Përgjithësisht janë në zonën e Azisë, më pak në zonën e Europës, dhe shumë më pak janë në zonën e Amerikës. Por në Amerikë janë më shumë vdekjeprurëse.”
, tha Alimehmeti.

“Në Ballkan kemi një hantavirus tonin”, Doktor Alimehmeti: E njohim si virusi i Beogradit

Mjeku infeksionist theksoi gjithashtu se në Ballkan qarkullojnë disa variante të hantavirusit, përfshirë atë të Beogradit, të cilët janë hasur edhe më herët në rajon.

“Vetë në Ballkan ne kemi një virus tonin, që është i familjes së hantaviruseve, që është virusi i Beogradit siç e quajmë. I Dobravës dhe i Beogradit, ku kemi pasur raste edhe më parë ne.”, tha ai.

Ndërkohë, sa i përket simptomave, Alimehmeti sqaroi se ato ndryshojnë sipas llojit të virusit, duke u shfaqur në forma hemorragjike me dëmtim të veshkave në disa raste, ndërsa në variantin e Andeve mund të preken edhe mushkëritë.

“Simptomat? Simptomat janë të ndryshme nga Andet. Hemorragjike me dëmtim të veshkave, që mund të komplikohet më pas edhe në formë pulmonare, kurse Andet shkojnë direkt në formë kardiopulmonare. Prandaj janë më të rënda. Shkojnë direkt aty. Janë të ndryshme nga njëri-tjetri.”, tha ai.

I pyetur nëse ka gjasa që ky variant i hantavirusit, më i rrezikshëm, pra ai i Andeve, të përhapet, Alimehmeti tha se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte, sipas tij, Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për ta përballuar.

Por theksoi edhe njëherë se momentalisht nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar apo për të përhapur panik.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.