☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.98 ▼1.68%
ARI 4,095 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,736 ▲ +0.5% ETH $1,670 ▲ +1.19% XRP $1.0995 ▼ -0.34% SOL $69.4300 ▲ +0.97%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.98 ▼1.68 % ARI 4,095 ▼1.32 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.98 ▼1.68 % ARI 4,095 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Shendeti

Dhimbja e akullores “brain freeze” mund të zbulojë më shumë për shëndetin tuaj nga sa mendoni!

Nëse ju ndodh shpesh të përjetoni dhimbje koke nga akullorja, mund të jetë me rëndësi të shihni nëse kjo gjendje është e trashëguar në familjen tuaj dhe të rishikoni edhe llojet e tjera të dhimbjeve të kokës që përjetoni,sipas një artikulli të BBC.

Në një ditë të nxehtë vere, ndërsa shijoni një ëmbëlsirë të ftohtë, papritur ndjeni një dhimbje të fortë dhe të mprehtë në ballë, sikur “ju ka goditur një thikë akulli” në tru. Dhimbja është e shkurtër, por intensive, dhe ju detyron të ndaloni gjithçka derisa të kalojë.

Sipas neurologes Amaal Starling nga Mayo Clinic në SHBA, kjo gjendje është shumë e zakonshme dhe e padëmshme.

“Ndodh dhe largohet shpejt”, thotë ajo.

Çfarë është “brain freeze”?

Ajo që zakonisht quhet “brain freeze” në shkencë njihet si dhimbje koke e shkaktuar nga stimuli i ftohtë. Mendohet se ndodh kur pjesa e sipërme e gojës ose fundi i fytit ftohen shumë shpejt, duke bërë që enët e gjakut të ngushtohen dhe më pas të zgjerohen menjëherë për të rikthyer qarkullimin.

Këto ndryshime aktivizojnë nervin trigeminal, i cili transmeton sinjalet e dhimbjes nga fytyra dhe balli, prandaj dhimbja ndihet sikur vjen nga truri.

Studimet tregojnë se kjo gjendje mund të ketë edhe një komponent gjenetik, pasi shpesh shfaqet në familje.

Lidhja me migrenën dhe dhimbjet e tjera të kokës

Studiuesit theksojnë se personat që vuajnë nga migrena kanë më shumë gjasa të përjetojnë edhe dhimbje nga akullorja, dhe shpesh me intensitet më të lartë.

Në fakt, neurologia Amaal Starling tregon se sistemi nervor trigeminal te këta persona është më i ndjeshëm, duke e bërë reagimin ndaj të ftohtit më të fortë.

Sipas ekspertëve, kjo lidhje ka ndihmuar edhe kërkimet shkencore mbi migrenën, pasi “brain freeze” mund të shkaktohet lehtësisht në kushte laboratorike dhe përdoret si model për të studiuar mekanizmat e dhimbjes së kokës.

A duhet të shqetësoheni?

Në shumicën e rasteve, kjo gjendje është e padëmshme dhe kalimtare. Megjithatë, sipas ekspertëve nëse dhimbjet janë të shpeshta ose shumë të forta, mund të jetë sinjal për të rishikuar historinë tuaj të dhimbjeve të kokës dhe për të konsultuar një mjek, pasi mund të lidhet me migrenën.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të shmanget konsumimi shumë i shpejtë i ushqimeve të ftohta, pasi ngadalësimi i procesit ndihmon në parandalimin e “brain freeze”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.