☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 19 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,639 ▲ +0.51% ETH $1,870 ▲ +1.34% XRP $1.0948 ▲ +0.6% SOL $76.0900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
19 Jul 2026
Breaking
Shendeti

Studimi: Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri deri në 30%

Ilaçet për humbje peshe mund të kenë një rol të rëndësishëm edhe në luftën kundër kancerit. Sipas disa studimeve të prezantuara në konferencën vjetore të American Society of Clinical Oncology në Çikago, këto medikamente lidhen me një ulje të ndjeshme të rrezikut për zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes.

Miliona persona në mbarë botën i përdorin tashmë këto barna për trajtimin e obezitetit, por të dhënat e reja sugjerojnë se përfitimet e tyre mund të shkojnë përtej kontrollit të peshës.

Një nga analizat kryesore tregoi se përdorimi i medikamenteve të tipit GLP-1 lidhej me një ulje prej 30% të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, krahasuar me personat që nuk i përdornin ato.

Në një tjetër studim, shtimi i këtyre barnave në trajtimin standard të kancerit të gjirit u shoqërua me një ulje prej 30% të rrezikut të vdekjes tek pacientët.

Ndërkohë, një studim i tretë, i kryer te pacientë me kancer gjiri, mushkërie, zorrësh dhe mëlçie, zbuloi se ata që përdornin ilaçe për humbje peshe kishin 38% deri në 50% më pak gjasa që sëmundja të përparonte në faza të avancuara.

Medikamentet GLP-1 janë një klasë barnash që imitojnë një hormon natyral në trup, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të oreksit. Fillimisht të përdorura për diabetin e tipit 2, ato janë bërë shumë të përhapura edhe për menaxhimin e peshës trupore.

Studiuesit theksojnë se efektet e këtyre ilaçeve mund të lidhen jo vetëm me humbjen e peshës, por edhe me ndikimin në procese si inflamacioni dhe funksionimi i sistemit imunitar, të cilat luajnë rol në zhvillimin e kancerit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht mekanizmat dhe për të përcaktuar nëse këto barna mund të përdoren drejtpërdrejt si pjesë e strategjive për parandalimin apo trajtimin e kancerit.

Interesi për këtë fushë po rritet ndjeshëm, ndërsa kërkimet vazhdojnë të hedhin dritë mbi potencialin e ri të ilaçeve për humbje peshe në mjekësinë moderne.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.