Bota

SHBA –Iowa, Ted Cruz shpallet fitues në kampin republikan

aaSenatori ultra konservator i Teksasit, Ted Cruz doli sot fitues në zgjedhjet paraprake në kampin republikan në Iowa, sipas televizioneve amerikane, duke përshëndetur një fitore të merituar.

Miliarderi dhe kryesuesi i sondazheve Donald Trump dhe senatori Marco Rubio ishte shumë pranë njëri-tjetrin për vendin e dytë.

Sipas parashikimeve të para të televizioneve amerikane, Ted Cruz u shpall fitues me rreth 28 për qind të votave në këtë shtet rural, i pari në radhë për të zgjedhur kandidatin e secilës parti në garën presidenciale.

Donald Trump, megjithëse i renditur në krye të sondazheve për një periudhë të gjatë kohore, ai mundi të marrë vetëm 24 për qind të votave, pak para Marco Rubio, shumë pranë me 23 për qind të votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button