☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Durrës/ Duma: Investime për zgjidhjen e halleve të njerëzve, jo për luks

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u takua me banorët e lagjes 12 të qytetit, me të cilët bashkëbisedoi mbi menaxhimin e qytetit. Ajo u zotua se çdo gjë e bërë mirë do të vazhdojë por duke i shtuar qytetit më shumë gjëra për të cilat ka nevojë dhe jo më shpenzime për luks.

“Janë harxhuar tre herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës së kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu”, tha Duma. “Sigurisht që ju keni taksa më të larta se sa Tirana për taksë pasurie. Këtu është 400 lekë, atje është 280 lekë dhe kjo është absurde dhe turp”, vijoi Duma, e cila shtoi se puna duhet nisur nga gjërat që janë bërë mirë, si dhe do të vijojë duke rregulluar çka është bërë keq”.

“Unë them që të shkojmë me këtë frymën e mirë. Çfarë është bërë mirë, shyqyr që është bërë. T’i shtojmë qytetit sepse ka shumë nevoja të tjera. Unë them se do bëjmë një qytet me dashuri, siç keni bërë ju të gjithë kangjellat tuaja”, tha Duma.

“Projekti për rrugën këtu por edhe për pjesën ku janë pallatet, në pjesën e Durrësit, çdo bllok para pallatit që nuk ka një standard të caktuar gjelbërimi, një fushë sporti, dhe shkollë për metër katrorë ashtu siç e kemi është gjëja më minimale”, tha Duma.

Kandidatja për kryebashkiake në Durrës bashkëbisedoi edhe më një piktor të qytetit i cili kërkoi rivitalizimin e amfiteatrit të Durrësit. “Do ta bëjmë dhe do ta përdorim për kulturën sepse është i shkretë ashtu siç është. Do ta bëjmë për turizëm, për kulturën si pjesë e identitetit të qytetit. Kam kaluar 14 vite andej dhe është pjesë e brendshme e imja”, u përgjigj Duma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.