☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.77 ▼0.75%
ARI 4,436 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Durrës, kapet autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë te “Selvia”

Argjendaria-Selvia-300x166Tre ditë pas grabitjes me armë të argjendarisë te “Selvia”, ku u vodhën dhjetëra kilogramë ar dhe bizhuteri dhe ku mbeti e plagosur pronarja, policia ka vënë në pranga njërin prej personave të dyshuar në këtë ngjarje.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Andrea Bregasi, i cili është kapur mbrëmë në Durrës i fshehur në një banesë.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka grabitur argjendarinë e Olta Sinanajt më 6 gusht, vajza e të ndjerit Rrapo Sinanaj, i cili është vrarë para disa kohësh gjatë një grabitjeje nga vrasësi i arrestuar tashmë Viktor Gushi.

Në momentin e ndërhyrjes, policia nuk ka ndeshur në rezistencë dhe i dyshuari nuk ka qenë i armatosur. Në oborrin e banesës ku ishte fshehur 23-vjeçari, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe motorin që ishte përdorur në grabitjen e gati 50 mijë eurove mall në argjendarinë e Olta Sinanajt, e cila mbeti edhe e plagosur nga goditja në kokë me qytën e pistoletës.

Për të identifikuar mjetin, policia është ndihmuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, duke parë detajet e motorit që u përdor në grabitje nga dy autorët e maskuar me skafandra në kokë.

Dëshmia e 23-vjeçarit të ndaluar, pritet të jetë vendimtare për policinë për të kapur dhe personin e dytë të përfshirë në grabitjen e argjendarisë në mes të ditës në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.