Kronika

Durrës, sekuestrohen 69 kg kanabis në Port

Policia e Durrësit ka sekuestruar në Port 69 kg kanabis sativa, si dhe ka arrestuar në flagrancë një person.

Sipas policisë gjatë kontrollit në një kamion të ngarkuar me peletë është gjetur edhe sasia e drogës. Në kamionin me targa AA 494 KN, në pronësi të Klajdi Toçi, 26 vjeç nga Elbasani, janë gjetur 64 pako me lëndën narkotike.

Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin Toçi, mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare dhe droga është diktuar nga skaneri në dogana kundër narkotikëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button