Ekonomia

Dy fshatra turistikë në Ishëm dhe Palasë për Edonil dhe Edi Al

palaseKomisioni Teknik i Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar kërkesat për ndërtimin e dy fshatrave turistike në Ishëm të Durrësit dhe në Palacë në Bashkinë e Himarës. Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se, është, paraqitur kërkesa edhe nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot. date 27.03.2015 “Për leje ndërtimi/zhvillimi “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, në Komunën Ishëm, Durrës. Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit për “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”. Këto kërkesa u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomisë në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nr. 217, datë 28.03.2014 “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore që miratohen në KKT si dhe për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre”. Gjithashtu sot pritet te bëhet shpallja e fituesve për projektet e konkursit për Produktin Turistik inovativ.

Projekti “Risi Turistike”ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonet e Beratit apo Shkodrës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit që ishte data 13 maj 2015. RisiAlbania organizon konkursin e parë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Beratit dhe Shkodrës, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike. Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto dy rajone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button