⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy operacione policore në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar dhe 5 kg kanabis të sekuestruara

Katër persona kanë përfunduar në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës brenda 24 orëve të fundit, ku u goditën raste të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë operacioneve të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, si edhe dy automjete të përdorura nga të dyshuarit.

Në operacionin “Siguria”, të zhvilluar në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën në çantë një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë, pas një hetimi trejavor të zhvilluar me metoda speciale, policia finalizoi operacionin “Transportuesit”, duke arrestuar A. N., 31 vjeç, K. J., 26 vjeç dhe A. C., 30 vjeç.

Tre të dyshuarit u kapën në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete. Sipas Policisë, në automjetin që drejtonte A. N., ku ndodhej edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë cannabis sativa, që dyshohet se transportohej për t’u shpërndarë në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet ka rezultuar se K. J. lëvizte me automjetin tjetër, me rolin e vëzhguesit, për të kontrolluar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.